Wednesday, 24/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Forcat izraelite ndaluan ezanin 599 herë gjatë vitit 2013


Forcat izraelite ndaluan ezanin 599 herë gjatë vitit 2013


ezani

Ministri i Wakfit palestinez ka akuzuar forcat izraelite se janë “duke u përpjkeur për të judajizuar vendin e adhurimit që u përket muslimanëve.”

 

Ministri i Wakfit palestinez Mahmud al-Habash ka thënë të dielën se forcat izraelite kanë ndaluar thirrjen e ezanit për namaz në xhaminë Ibrahimi, në qytetin Al-Khalil në Bregun Perëndimor, në një total prej 599 herë gjatë vitit 2013.

“ Izraeli po përpiqet që të ndalojë me forcë adhuruesit dhe faljen e tyre brenda në xhami,” ka thënë al-Habash në një deklaratë.

Ai shtoi se forcat izraelite kishin mbyllur xhaminë 11 herë gjatë vitit 2013. “Forcat okupuese janë duke përdorur justifikime të pabazuara me qëllim të shkeljes së shenjtërisë së xhamisë.”

Ministri vazhdoi të akuzojë forcat izraelite se janë “duke u përpjkeur për të judajizuar vendin e adhurimit që u përket muslimanëve.”

Ai ka thënë se Izraelitët me “ politika të tilla provokuese pasqyrojnë qëllimin keqdashës që gradualisht të marrin xhaminë përsipër,” gjysma e të cilës tashmë kontrollohet nga ata.

Ai u bëri thirrje banorëve palestinezë të qytetit Al-Khalil në Bregun Perëndimor, ku xhamia është e vendosur, që të vazhdojnë të kryejnë namazin brenda në xhami “ për të mbrojtur atë kundër komplotit izraelit.”/mesazhi/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Sot merret në pyetje Muhamed Mursi

Categories

Archives