Thursday, 19/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Forca e mendimit


Forca e mendimit


forca e mendimit

• Jeta është një melodi e bukur, por vargjet janë të ngatërruara!

• Njerëzit kërkojnë lumturinë ashtu si i dehuri që kërkon shtëpinë e tij. E di që diku ekziston, por nuk arrin ta gjej dot!

• Dinjiteti është “Guri” më i çmuar në “Kurorën e personalitetit” të një personi, askush dhe asgjë nuk është aq i vlefshëm….
– Sa t’ë bëj ta cenosh atë!

• Kur e vërteta është shumë e vështirë ta pranosh, ne zgjedhim të besojm gënjeshtrën,…
sepse një zemër me shpresa është më e mir nga zemra e thyer…!

• Ndonjëherë koha të jep përgjigje vetëm atëherë kur e ke harruar pyetjen ?!

• Nëse jeta ime do të ishte një film, titullin do ja vija: “Mos u dorzo kurrë”…!

• Ditari i vërtet i një personi është i shkruar vetëm në zemër!

• Edhe gjarpri mund të arrijë lartësi të “mëdha”…por vetëm nën kthetrat e shqiponjës!

• Gjërat e bukura vijnë me kohën, ndërsa mrekullitë ndodhin në një çast.

• Jetojmë të gjithë poshtë të njëjtit QIELL, por askush ska të njëjtin HORIZONT…

• Sikur ta dinim sa vlerë ka vetëm një pikë loti i Nënës, kurr nuk do e bënim atë të qante…!

• Gjysmën e jetës së njeriut e drejton fati, ndërsa gjysmën tjeter karakteri i tij!

• Një ditë do ta gjej “princin” tim por babi im do mbetet gjithmonë “mbreti” im…

• Kur isha fëmijë qaja edhe kur diçka e vogël nuk shkonte mirë. Tani, buzëqesh edhe kur gjithçka shkon keq.

• Nëse do të kishim lindur duke ditur gjithçka, atëherë çfarë do bënim mbi këtë planet. Ji krenar të thuash “Nuk e di”.

• Zemra është e vetmja vegël që edhe e thyer, vazhdon të punojë.

• Mirësia është drita e shpirtit, kandili i zemrës dhe pishtari i mendjes!

• Jeta është si një akullore, shijoje përpara se të shkrihet…

• Për çdo gjë që ke humbur, ke fituar diçka tjetër;
dhe për çdo gjë që ti fiton, humb diçka tjetër.
Varet nga këndvështrimi yt për jetën…
mund t’i shohësh me keqardhje ose me gëzim…

• Ata që ne jemi, është dhurata e Zotit për ne. Ata që ne bëhemi, është dhurata jonë ndaj Zotit…!

• Dhimbja arrin te zemra me shpejtësinë e elektricitetit, ndërsa e vërteta me shpejtësinë e shkrirjes së akullnajës.

• Çdokush dëshiron të shkoj në parajsë, por gati askush nuk dëshiron të vdes.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Imani është jeta

• Ka raste kur asnjëherë nuk e kuptoni vlerën e vërtet të një momenti, gjersa nuk shndërrohet në kujtim!

• Mos qaj kur perëndon dielli, lotët të pengojnë të shohësh yjet…!

• Një lot përmban 1% UJE ndërsa 99% DHIMBJE!

• Lotët janë shoku më i mirë, kur të gjithë largohen ata vijnë.

• Lufta më mundon jo veq për atë pse vdesin njerëzit, por për atë se, njerëzit të cilët i shtyjnë të tjerët të vdesin, vetë vazhdojnë të jetojnë.

• Në kohët e mëparshme njerëzit bënin vepra të mira por nuk tregonin. Pastaj filluan të bënin vepra të mira dhe t’i tregonin, ndërsa tani nuk bëjnë, vetëm tregojnë.

• Forca e mendimit kryen punë më shumë se tehu i shpatës, prandaj ruaje atë dhe mbaje gati për ta përdorur në kohën e duhur.

• Unë flas shpesh me veten . . .
sepse më pëlqen të bisedoj me njerëz inteligjent.

• Talenti krijohet në vetmi, karakteri në shoqëri.

• Gjeni quhet ai njeri që bën në mënyrë perfekte punët që urren, sepse të bësh në mënyrë perfekte punët që do, është normale.

• Dinjiteti është pjesë e pasqyrës së njeriut, po të thyhet ajo pasqyrë atëherë njeriu s’ka më se ku ta shohë vehten.

• Erdhëm pa dëshirën tonë në botë, por nuk mund të jetojmë pa dëshira. Erdhëm nga mosqenia por nuk mund ta pranojmë mosqenien tonë dhe të botës.

• Kujdes kur të lexoni libra shëndeti. Mund të vdisni për një gabim shtypi!

DITURIA – është më e mirë se trashëgimia,
EDUKATA – është fytyra më e pastër,
DEVOTSHMËRIA – është fati më i sigurtë,
ADHURIMI – është fitimi më i mirë,
MENDJA – është udhërrëfyesi më i mirë,
SJELLJA – është shoku më i mirë,
LUMTURIA – është pasuria më e madhe.

• I riu eshte fidani i forcës dhe zgjuarsisë. Nëse edukohet e mësohet, mund të bëhet një fuqi që u premton zemrave ndriçim.Dhe botës harmoni.!

• Duaje të vërtetën, por fal edhe gabimin.!

• Mjafton një çast për tu bërë hero, por duhet një jetë për tu bërë njeri i denjë.!

• Mos harroni të vlerësoni çdo çast, e çdo detaj që i’u dhurohet.Tërësia e tyre përbën Lumturinë e vërtetë.

• Nëse dëshiron që ëndrrat e tua të bëhen të vërteta, ZGJOHU

image_pdf
Tags:

Categories

Archives