Saturday, 10/12/2016 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Forca e gravitetit dhe lëvizjet e orbitave – Mrekulli nga Kur’ani


Forca e gravitetit dhe lëvizjet e orbitave – Mrekulli nga Kur’ani


“Betohem fuqimisht në yjet që tërhiqen (ditën, e ndriçojnë natën), Që udhëtojnë e fshihen (si dreni në strofkë)” (Kuran: Sureja 81, Ajetet 15-16)kuran

 

Fjala “khunnas” në Suren Tekwir, ajeti 15, mbart kuptime të tilla si ngushtim dhe mbulim, tërheqje dhe kthim prapa. Shprehja Arabe e përkthyer si “fshihen” në ajetin e 16-të është “kunnas”. Fjala “kunnas” është shumësi i “kanis” dhe I referohet një rruge specifike: hyrja në fole, shtëpia e një objekti në lëvizje apo gjërat që hyjnë në shtëpitë e tyre dhe fshihen aty. Prapë në ajetin 16, fjala “aljawari”, shumësi I fjalës “jariya” që dmth diqka që lëviz dhe noton, përkthehet si “që udhëtojnë”. Duke pasur parasysh kuptimin e këtyre fjalëve, është shumë e mundur që këto ajete I referohen forcave gravitacionale të planeteve dhe lëvizjeve të tyre rreth orbitave të veta.

 

Fjalët e përdorura në ajetet e mësiperme i përshkruajnë plotësisht lëvizjet e orbitave që rrjedhin nga forca e gravitetit. Nga këto, fjala “khunnas” I referohet tërheqjes së planeteve drejt qendrave të tyre si dhe tërheqjes së tyre drejt Diellit, I cili është qendra e Sistemit tonë Diellor (Allahu e di më së miri). Forca e gravitetit ekzistonte në gjithësi qysh më parë, edhe pse kjo forcë tërheqëse ishte e mundshme të zbulohej vetëm përmes formulave matematikore nga Sir Isaac Newton, I cili jetoj gjatë shekujve 18 dhe 19. Fjala “aljawari” në ajetin në vijim vë në theks lëvizjet orbitale që lindin si pasojë e forcës centrifugale që I kundërvihet asaj tërheqëse. Nuk ka dyshim se përdorimi I fjalës “aljawari” së bashku me “khunnas” (tërheqje drejt qendrës, tkurrje) dhe “kunnas” (shtegu, hyrja në fole, shtëpia e një objekti në lëvizje) tregon një të vërtetë shkencore të rëndësishme që askush nuk ka mundur ta dijë 1,400 vjet më parë (Allahu e di më së miri). Për më tepër, këto ajete, një nga çështjet mbi të cilat betohet Kur’ani, janë edhe një tregues i rëndësisë së çështjes.

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  A eshte e vertete se trupat e shehideve dhe pejgambereve nuk i hajne krimbat ?!

Categories

Archives