Sunday, 22/7/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Fobia



Fobia
12391930_1675807439315488_5802425476595688993_n.png
Friken pa arsye, mjeksia e quan fobi. Fobite jane me intensitet, irracionale, nuk mund te injorohen e nuk mund te anashkalohen. Hasen kur personi eshte plotesisht i vetedijshem dhe llogjikisht e kupton se nuk ka arsye te kete frike. Fobite mund te lidhen me gati cdo situate, ide apo objekt. Shumica e njerezve kane fobi ne forme te lehte por fobite ekstreme jane te demshme dhe tentojne te pengojne jeten normale te individit.
Fobite mund te lidhen me gati cdo situate, ide apo objekt
Frojdi i ka interpretuar fobite si efekt i nje ndergjegje te represuar qe do te shprehet, por qe ne menyre konstante shtypen akoma me teper. Fobite jane – mendonte ai – rezulat i konfliktit ndermjet kompleksit te Edipit te femijet me ankthin qe sjell “situata e kastrimit” tek te rriturit (kastrim – tredhje) Solla kete pershkrim te tij si fakt historik, nuk duhet marre se kjo teori qendron sot.
Ne fakt fobite jane me te thjeshta, konsiderohen si reflekset e kushtezuara te harruara, te cilat mbahen aktive (ri-forcohen) nga deshira e shtypur per te larguar eksperiencen e papelqyeshme. Kjo teori sot mbeshtetet nga terapistet e sjelljes (behaviour therapy) ne menyre qe te luftojne fobite gjate trajtimit te tyre. Fobiat hasen ne nje larmi formash, ku perfshihen:
1. Fobite Sociale (turpi dhe frika nga poshterimi)
2. Akrofobia (frike nga lartesite)
3. Agorafobia (frike nga hapesirat, sheshet, zonat jashte shtepise)
4. Araknofobia (frike nga araknoidet / merimangat)
5. Klaustrofobia (frike nga zonat e mbyllura, ashensore, etj)
6. Ailurofobia (frike nga macet)
7. Hidrofobia (frike nga uji)
8. Nekrofobia (frike nga trupat e vdekur
9. Niktofobia (frike nga nata)
10. Demofobia ose oklofobia (frike nga turmat, mitingjet)
11. Zoofobia (frike nga kafshet) etj
Sipas NHS Britanik ~10.000.000 persona kane nje forme fobie, dhe fobine perkufizon keshtu: fobia eshte frike mbytese dhe debilituese ndaj nje objekti, vendi, situate ose kafshe, ajo vjen kur individi ka sens te ekzagjeruar e ireal te rrezikut, ndaj nje situate apo objekti. Fobia futet te crregullimet e ankthit (anxiety disorder) Shume njerez nuk kane simptoma pa qene ne kontakt me burimin e fobise, te tjeret vetem duke menduar per te kalojne ne ankth. Kjo e fundit quhet fobia e pritshmerise (dicka qe mendohet se do ndodhe) Megjithese ka nje game te gjere objektesh qe mund te sjellin fobi, ato klasifikohen ne dy kategori baze:
• Fobi specifike ose te thjesha
• Fobi komplekse
i. Fobite specifike bazohen ne nje kafshe, akvitet ose objekt, fillojne ne femijeri ose adoleshence dhe u bie intensiteti me kalimin e moshes.
• fobite nga kafshet si qeni, macja, gjarperi etj.
• Fobite nga ambjenti, si lartesite, uji ose mikrobet
• Fobite ne situata te caktuara, vizita te mjeku, dentisti ose frika nga fluturimi
• Fobite trupore, nga te vjellat ose gjaku
• Fobite seksuale, psh frike nga marrja e infeksione seksuale te transmetueshme.
ii. Fobite komplekse kane efekt me serioz ne jeten e individit, ato fillojne ne moshe te rritur dhe nje situate apo rrethane u ngulet ne mendje duke krijuar frike ekstreme. Ne to futen agorafobia e fobite sociale. Ne fjalor do gjeni se agorafobia eshte frike nga sheshet – hapesirat (agora nga Greq. – shesh) realisht situata eshte me komplekse. Pacienti ka frike te jete ne nje vend apo situate ku mendon se nuk eshte i sigurte dhe e ka te veshtire te largohet nese e kap nje goditje paniku. Keto persona zhvillojne strategji individuale per te evituar situatat te mos:
• Jene vetem
• Ne zona te hapura, si markata, rruge, restorante
• Udhetojne ne transportin publik.
Ne raste ekstreme kjo gjendje interferon me jeten normale, dhe ka paciente qe vuajne per vite dhe dekada e qe shume rralle dalin nga shtepia.
Shkaqet e fobise? Nuk ka nje shkak te vetem, por kombinim faktoresh.
• Fobia shoqerohet me nje ngjarje traumatike
• Fobia eshte pergjigje e mesuar ne fillimet e jetes nga prinderit ose vellezerit e motrat
• Mendohet dhe elementi gjenetik, ka njerez me tendence ankthi me te shtuara se te tjeret.
Diagnostikimi i Fobise Diagnoza formale eshte shume e rralle, shumica e njerezve me fobi e dine mire problemin e tyre. Strategjia e tyre konsiston ne evitimin e situates apo burimit qe e aktivon. DBMI do stresonte, nese ju keni nje fobi, duke u larguar vazhdimisht nga problemi mund ta perkeqesoni ate. Kerkoni ndihme te mjeku dhe psikologet.
Izolofobia (frika e te qenit vetem)
Mjekimi Sot eshte pare se gati te gjitha fobite trajtohen e mund te kurohen. Fobite e thjeshta managjohen nepermjet ekzpozimit gradual ndaj objektit, kafshes ose gjendjes qe shkakton ankth e frike. Kjo quhet terapia de-sensitivizuese. Keto programe behen nga profesionistet por mund ti provoni dhe vete.
Me problematik eshte kurimi i fobive komplekse, se duhet me teper kohe e perfshihen disa lloj terapish, si ato keshillimore, psiko-terapia, CBT. Zakonisht per fobite nuk jepen ilace, kur efektet psikologjike manifestohen me puls te shtuar, djersitje, rritje te tensionit te gjakut dhe me teper, mund te kontrollohen nga ilacet beta-bllokues. Si dhe mund te provohen antidepresive dhe qetesues.
Burimi : Doctor Besi Medical Information




Categories

Archives