Friday, 15/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Flokët me zbokth cka të veprojmë?

Flokët me zbokth cka të veprojmë?

Shumica e njerëzve kanë probleme të mëdha me zbokthin në lëkurën e kokës, prandaj disa specialistë kanë marrë përsipër që të japin disa këshilla për këtë situatë. Zbokthi shkaktohet nga një parazit tepër i zakonshëm, që është një kërpudhë lëkure e quajtur Pityrisporum ovale. Pjesa më e madhe e të rriturve e kanë këtë kërpudhë në lëkurë. Kur kjo kërpudhë ndodhet në sasi të mëdha ose kur njeriu është tepër i ndjeshëm ndaj saj, lëkura kundërvepron duke krijuar zbokth në tabanin e flokëve. Kur ulet sasia kësaj kërpudhe në lëkurë pushon edhe krijimi i zbokthit. Lëkura e tabanit të flokëve, ashtu si edhe tërë lëkura e trupit të njeriut në përgjithësi ripërtërihet përgjatë shkëputjes së qelizave të jashtme në luspa të vogla, shpeshherë të padukshme, të thata e të bardha. Vetëm kur këto luspa bëhen të dukshme kemi të bëjmë me zbokth. Ndonjëherë zbokthi shoqërohet me kruajtje.

*Këshilla
Specialistet këshillojnë për të gjithë njerëzit që kanë probleme me zbokthin, që të kenë shumë kujdes në mënyrën e larjes së tyre. Kështu atyre u rekomandohet që të mos e hedhin shampon drejtpërdrejtë tek flokët, por në pëllëmbën e dorës përpara se të lahen flokët. Kështu nuk acarohet tabani i flokëve. Gjithashtu është shumë e domosdoshme të mos përdoren për flokët solucione që përmbajnë alkool për flokët, pasi ai than lëkurën. Duhet t’i shmangesh stresit dhe të flesh gjumë të rregullt, pasi pagjumësia dhe stresi shtojnë zbokthin.

*Problemet
Në rastin kur zbokthi është në sasi të vogla, mund të përdoret rregullisht një shampo e zakonshme kundër zbokthit sa herë që lahen flokët. Kur zbokthi është në sasi mesatare duhet përdorur çdo dy ditë një shampo e veçantë që përmban lëndë që mbysin kërpudhat. Kur zbokthi është në sasi shqetësuese, është nevoja e përdorimit të një mjeti efektiv siç janë shampoja “Fungoral” apo trajtuesi i zbokthit “Gentinor”. Shampo “Fungoral” duhet përdorur dy herë në javë muajin e parë dhe pastaj një herë në javë apo kur lind nevoja. Kjo shampo mund të ua thajë flokun disa njerëzve, prandaj këshillohet që ata të përdorin pak balsam në majat e flokëve. Trajtuesi i zbokthit “Gentinor” përdoret tri herë në javë dhe pastaj kur të lindë nevoja. Zbokthi është një problem i madh për shumë njerëz. Ai jo vetëm që dëmton flokët, por është dhe një dukuri e shëmtuar nga ana estetike.

*Efekti
Nëse shampot e ndryshme antizbokth nuk kanë dhënë efekt, provoni këtë kurë të re dhe mjaft të lehtë. Hidhni uthull në flokë dhe masazhoni flokët dhe lëkurën e kokës. Më pas lëreni të thahet për disa minuta. Pasi uthulla të jetë tharë, lani kokën. Ky proces përsëritet çdo ditë deri në zhdukjen e zbokthit. Zakonisht kjo periudhë zgjat vetëm disa ditë. Lëkura e tabanit të flokëve, ashtu si edhe tërë lëkura e trupit të njeriut në përgjithësi, ripërtërihet përgjatë shkëputjes së qelizave të jashtme në luspa të vogla, shpeshherë të padukshme, të thata e të bardha.

*Këshillat se si të përdorni solucionet
Vetëm kur këto luspa bëhen të dukshme kemi të bëjmë me zbokth.
Disa këshilla për të luftuar zbokthin janë:
1- Mos e hidh shampon drejtpërdrejtë tek flokët, por hidhe në pëllëmbën e dorës përpara se të lash flokët. Kështu nuk acarohet tabani i flokëve.
2-Përpiqu të mos përdorësh solucione që përmbajnë alkool për flokët, pasi ai than lëkurën.
3-Përpiqu t’i shmangesh stresit dhe të flesh gjumë të rregullt, pasi pagjumësia dhe stresi shtojnë zbokthin.
4-Në rastin kur zbokthi është në sasi të vogla mund të përdoret rregullisht një shampo e zakonshme kundër zbokthit, sa herë që lahen flokët.
5-Kur zbokthi është në sasi mesatare duhet përdorur çdo dy ditë një shampo e veçantë që përmban lëndë që mbysin kërpudhat. 6-Kur zbokthi është në sasi shqetësuese, është nevoja e përdorimit të një mjeti efektiv si ç´janë shampoja “Fungoral” apo trajtuesi i zbokthit “Gentinor”.
7-”Fungoral” duhet përdorur dy herë në javë muajin e parë dhe pastaj një herë në javë apo kur lind nevoja. Kjo shampo mund të ua thajë flokun disa njerëzve, prandaj këshillohet që ata të përdorin pak balsam në majat e flokëve.
8-Trajtuesi i zbokthit “Gentinor” përdoret tre herë në javë dhe pastaj kur të lindë nevoja.

*Stresi dhe pagjumësia shtojnë zbokthin
Shkencëtarët kanë vërtetuar se stresi dhe pagjumësia janë dy nga faktorët kryesorë që ndikojnë në shtimin e zbokthit. Pikërisht për këtë arsye ata rekomandojnë të gjithë personat që kanë probleme me zbokthin që të mos bien kurrë në shtrat të stresuar ose të pinë medoemos një hape në rast se nuk i merr gjumi, pasi të dy këta faktorë shtojnë zbokthin. Një shampo të zakonshme kundra zbokthit duhet përdoruar në rastin kur floku nuk ka shumë zbokth, kjo shërben për të eliminuar përfundimisht atë, kur ndërrohen shampot lëkura e kokës irritohet. Këshilla japin specialistët për të gjithë njerëzit që kanë probleme me zbokthin, sipas tyre shumë e rëndësishme është mënyra e larjes së flokëve si dhe e produkteve që përdoren për trajtimin e tyre.

*Zbokthi është i trashëgueshëm nga prindërit
Nëse njëri nga prindërit, dhe veçanërisht nëna ka pasur zbokth, atëherë edhe fëmijët janë të predispozuar për të pasur probleme me këtë fenomen, i cili shumë herë mund t’u shfaqet atyre edhe pas të 30-tave. Sipas shkencëtarëve, trashëgimia e zbokthit shpjegohet me një numër të caktuar genesh që janë përgjegjës për ushqimin e flokëve. Dy herë në javë sipas specialistëve duhet të përdoret shampo “Fungoral”, e cila është vetëm për eliminimin e zbokthit, pavarësisht moshës dhe gjinisë së njerëzve. Uthull dhe masazh për eliminimin e zbokthit, të cilët mund të shmangin disa probleme te shumë njerëz.

*Rastet
Njerëzit që kanë zbokth kanë edhe ekzemë zbokthi më tepër se të tjerët. Kjo ekzemë gjendet përveç se në vetë tabanin e flokëve edhe në zonat përqark tij, prapa veshëve dhe në fytyrë. Mund të shfaqet edhe në llapat e veshëve e deri tek gjoksi. Në këto raste lëkura është e kuqe dhe me luspa. Zbokthi nuk ngjitet. Është e vështirë ta heqësh fare atë, por mund të mbahet nën kontroll, duke përdorur trajtimin e duhur. Trajtuesi i zbokthit “Gentinor” përdoret tri herë në javë dhe pastaj kur të lindë nevoja. Zbokthi është një problem i madh për shumë njerëz. Ai jo vetëm që dëmton flokët, por është dhe një dukuri e shëmtuar nga ana estetike.

*Rënia e flokëve tashmë një problem edhe femëror
Edhe femrat janë të rrezikuara nga rënia e flokëve. Listës që prej kohësh e kanë kryesuar meshkujt, tani janë dhe femrat pjesë e saj. Motivet janë të ndryshme, por zgjidhja është gjithmonë e njëjta, të ndërhyni menjëherë nëse vëreni rënie në masë të flokëve. Gjatë ndërrimit të sezonit mund të ndodhë të vëreni në krehër një sasi flokësh, mos u alarmoni, mund të jetë vetëm një moment kalimtar e lidhur me ciklin jetësor të flokut ose me ndonjë situatë stresante që dobëson flokët. Shkaku mund të jetë edhe me natyrë gjenetike dhe sjell ngadalë rënien e flokut. Kur vëreni një rënie masive të flokëve evitoni trajtimet si permanent dhe lyerjen. Në këto lloj rastesh është e nevojshme të përdorni përforcues flokësh dhe t’i stimuloni ato./PK/.

Categories

Archives