Thursday, 19/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Fletëvotimi pa simbole shtetërore


Fletëvotimi pa simbole shtetërore


Me rekomandime dhe inkurajime nga presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi dhe krerët e partive tjera, me përjashtim të Vetëvendosjes, anëtarët e KQZ-së janë mbledhur të hënën pa i ftuar mediet për ta miratuar pamjen dhe përmbajtjen e fletëvotimeve për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, në të cilat nuk do të figurojnë simbolet e shtetit të Kosovës.

fletvotimi

Me 7 vota për, 2 kundër dhe 2 abstenime, ky organ ka vendosur që fletëvotimet për zgjedhjet lokale të jenë unike për gjithë territorin e Kosovës, pa simbole të shtetit në to, por vetëm me logon e KQZ-së. Vendimi formal i KQZ-së për dukjen joatraktive të fletëvotimeve ishte paralajmëruar së fundmi edhe nga kryeministri Hashim Thaçi në mbledhjen e Qeverisë.

Një ditë pas Thaçit edhe krerët e partive më të mëdha janë pajtuar në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë për heqjen e stemës së shtetit nga fletëvotimet, si kërkesë e Serbisë që fletëvotimet të duken neutrale ndaj statusit. /Tribuna/

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Në Klinikën e Kardiologjisë shumë intervenime

Categories

Archives