Wednesday, 29/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Fjetja


Fjetja


gjumi bebet

Koha më e mire e fjetjes është pasi të tretet ushimi. Është mire të shtrihesh në anën e djathtë të trupit, sepse edhe Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e bënte këtë. Këtë e ka vërtetuar Aisheja radijall-llahu anhu, e cila ka thënë: “Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, shtrihej në anën e djathtë dhe kthehej ka Meka.”

Të flesh ditën nuk është mirë. Kjo ndikon keq në karakter, i jep rast fillimit të shumë sëmundjeve të ndryshme dhe e bën njeriun përtac. Duhet shmangur fjetjes përveç në drake për t`u larguar nga nxehtësia e drekës, që është në pajtim me hadithin e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: “Fleni pak, sepse vetëm shejtanët nuk flejnë kurrë.” Në një vend tjetër thotë: “Do ta keni më lehtë të ngriteni natën për të falur namaz të natës, nëse fleni pak gjatë ditës.”
Po ashtu ka thënë: “Gjumi i mëngjesit e ndalë nafakën (rizkun)”
Transmetohet nga Xhabiri se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e ka ndaluar të fjeturit me trup gjysmë nën hije e gjysmë në diell. Po ashtu transmetohet se ka ndaluar uljen me trup gjysmë nën hije e gjysmë në diell. Këtë e ka regjistruar hafidh Ebu Nu`ajmi, Ebu Davudi po ashtu e transmeton ne Sunenin e tij.
Aisheja, radijall-llahu anhu, ka thënë: “Kush shkon të flejë pas drekës vonë prej vetes do të bëjë njeri të çmendur, dhe për këtë mund të fajësojë vetëm vetveten.”
El-Imami ka thënë: “Ka një send që njeriu i është ndaluar, e ky është gjumi në pasdrekën e vonshme, dhe krejt kjo nga frika se mos po e humbë mendjen.”
Po ashtu e ka ndaluar gjumin pas namzit të sabahut deri sa të del dielli, si dhe pas namazit të akshamit. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nuk e donte gjumin në këto dy kohë aq sa nuk e donte ndejen pas tyre, pos kur bisedohej për urtësi, për Allahun ose për punë.
Të fjeturit në bark është e ndaluar, sepse i tillë është gjumi i Xhehennemit.
Dhe në fund, është shum më mire të flihet me abdest, siç është përmendur në hadithin që flet për pastërtinë.

Një shkrim tjetër i dobishëm  5 mënyra për ta evituar fryrjen e barkut

 

Xhelaluddin Abdurrahman es-Sujuti

Categories

Archives