Friday, 20/4/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Fjala vaj dhe ulli është përmendur 7 herë në Kur’an

Fjala vaj dhe ulli është përmendur 7 herë në Kur’an

vaj ulliri

All-llahu thotë në Kur’an:
“ All-llahu është dritë ( ndriçues, udhëzues ) i qiejve dhe i tokës. Shembulli i dritës së Tij i ngjason kandilit të vendosur në një zgavër të errët. Kandili gjendet brenda një qelqi si të ishte yll flakërues e që ndizet prej ( vajit të ) një druri të bekuar, prej ullirit që nuk mund të quhet as i lindjes dhe as i perëndimit, e vaji i tij ndriçon pothuajse edhe pa e prekur zjarri. Dritë mbi dritë. All-llahu udhëzon kah drita e Vet atë që do Ai. All-llahu sjell shembull për njerëzit. All-llahu çdo gjë di shumë mirë.”- {Sure En Nur, 35}.

“Pasha fikun dhe ullirin!”- {Sure Tinë, 1}.

Kur’ani e përmend shpesh ullirin, pasi se është një pemë e bekuar, e shenjtë te të gjithë popujt që popullojnë brigjet e detit Mesdhe, që prej kohëve të lashta. Tek këta popuj, ulliri ishte simbol i pjellorisë dhe i lavdisë. Thuhet në disa transmetime se: pas ndaljes së anijes Nuhu alejhi selam e dërgoi pëllumbin, i cili u kthye me një degë të ullirit. Ajo ishte kodra Xhudij dhe aty edhe zbriti nga anija pas vërshimit që ndodhi. E si të mos jetë i bekuar, kur All-llahu xh.sh.e bekoi atë, duke e bërë njërin nga argumentet më mahnitëse në botën e bimëve për vetitë që ka, për vlerat ushqimore dhe utilitare. Fjala vaj dhe ulli është përmendur 7 herë në Kur’an, dhe kjo për rëndësinë e kësaj peme dhe dobinë e saj.

Disa prej vlerave të kësaj peme, të cilave Kur’ani Kerim u dha një vend të veçantë janë:
-Ulliri është substancë e mirë ushqimore që përmban një përqindje të lartë yndyrash, proteinash dhe kripërash minerale si janë: kalciumi, hekuri, fosfori dhe një përqindje të lartë vitaminash A dhe D. Prej vlerave ushqimore të fryteve të ullirit është se ato përmbajnë 16,7 % lëndë karbohidrate, 1,5% proteina dhe përqindje të lartë yndyrash që arrin 13,5%. Gjithashtu përmban përqindje të lartë sode deri në 2400 mg. Natrium, kalcium, magnezium, bakër, fosfor etj.

Categories

Archives