Thursday, 20/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Fitime rekord për Samsung

Fitime rekord për Samsung

Samsung është në rrugën e duhur për një tjetër performancë financiare rekord në 3 mujorin e tretë të vitit, ndërsa rivalët e saj nuk paraqiten edhe aq mirë. 

samsung

Kompania koreano-jugore tha se pritet të ketë fitime nga 9.2 deri në 9.6 miliard dollarë për 3-mujorin e tretë, që përkthehet në një rritje minimale të paktën me 23 përqind nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Këto fitime janë një rekord i ri edhe më i lartë se fitimi prej 7 miliard dollarësh për 3 mujorin e dytë të këtij viti. Edhe shitjet e këtij tremujori janë më të larta se të njëjtat e vitit të kaluar me një rritje prej 11 përqind. Kjo do të thotë rreth 54 miliardë dollarë shitje brenda një viti.

Megjithatë duhet thënë që në planin afagjatë, Samsung ka pësuar humbje për shkak të rënies së shitjeve të telefonave inteligjentë, që lidhet, sipas ekspertëve me tejngopjen e tregut me këtë produkt./ Top Channel

Një shkrim tjetër i dobishëm  Çfarë ndodh gjatë një minuti në internet?

Categories

Archives