Sunday, 24/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Fiq të thatë me vaj ulliri?! Ja përfitimet e panumërta në shëndet

Fiq të thatë me vaj ulliri?! Ja përfitimet e panumërta në shëndet

 

Kombinimi i fiqve me vaj ulliri janë përdorur si ilaç natyral që kohë më parë. Ky kombinim efektiv mund të trajtojë probleme të shumta shëndetësore duke përfshirë këtu sëmundjet e zorrëve, sëmundjet e stomakut, hemorroidet, kapsllëkun, kolesterolin e lartë, aneminë, astmën dhe bronkitin, sterilitetin etj.

Fiqtë e thatë janë të pasur me kalcium, kjo i bën ata një alternativë mjaft të mirë për njerëzit që janë intolerant ndaj laktozës. Fiqtë janë të pasur me fibra gjithashtu, gjë e cila mundëson një efekt natyral laksativ dhe për pasojë ju ndihmojnë të bini në peshë. Ata janë të pasur me kalium, element i cili rregullon nivelet e sheqerit në gjak, me vitamina B6, C etj.

Ja receta që trajton sëmundjet e përmendura mësipër:

Përbërësit: 40 kokrra fiq të thatë, 150ml vaj ulliri

Pritini fiqtë në copa të vogla dhe hidhini në një kavanoz qelqi, hidhni vaj ulliri dhe mbylleni kavanozin me kapak. Lëreni përzierjen të qëndrojë për 40 ditë. Konsumoni një copë fiku para çdo vakti. Trajtimi duhet të zgjasë për 40 ditë. /shendeti.com.al

Categories

Archives