Thursday, 20/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Filozofi amerikan: Askush nuk mund ta shuajë Vëllazërinë Myslimane në Egjipt

Filozofi amerikan: Askush nuk mund ta shuajë Vëllazërinë Myslimane në Egjipt

filozofi

Gjuhëtari, sociologu dhe filozofi i njohur amerikan Noam Chomsky ka insistuar se askush nuk mund të shuajë Vëllazërinë Myslimane në Egjipt. Ai kritikoi grusht shtetin ushtarak i cili rrëzoi presidentin e Egjiptit Muhamed Mursi. Ai tha se autorët e grusht shtetit janë duke bërë një gabim të madh .

Profesori amerikan i gjuhësisë ishte duke folur në një seminar të organizuar nga Shoqata e Studentëve egjiptian në Nju Jork, kur ai bëri komentet e tij. Ai tha se një regjim ushtarak nuk mund të ndërtojë një shtet të mirëfilltë, dhe vuri në dukje se do të ishte e pasaktë të thuhet se përmes grusht shtetit do të arrihet stabilitet. Profesor Chomsky u kërkoi krerëve të ushtrisë për të shmangur përdorimin e termit ” vullnet i popullit” sa i përket aksionit që ata morën në korrik.

Ai pranoi se një turmë protestuesish dolën në rrugë më 30 qershor për të protestuar kundër Vëllazërisë Myslimane, por ajo që ndodhi më pas ishte patjetër një grusht shteti ushtarak. Ai i tha audiencës se mendon që populli i Egjiptit e di mirë se lidershipi ushtarak është i angazhuar kundër Vëllazërisë. Ai tha se vendimet politike të Vëllazërisë Myslimane do të mund të kritikoheshin, por askush nuk mund të shuaj lëvizjen, sepse ajo është pjesë e popullit. “Kjo është edhe një arsye për udhëheqësit e grushtit të shtetit duhet që të mos pretendojnë se janë duke vepruar në emër të popullit të Egjiptit”, shtoi Chomsky.

“Është e gabuar të mendohet se gjeneralët do të ndërtojnë një shtet demokratik,” këmbënguli Chomsky.

“Ata do të veprojë ashtu si oficerët e ushtrisë veprojnë zakonisht, ata do të kërkojnë për të kontrolluar sistemin ekonomik, ndërsa historikisht kanë qenë kundërshtarë të të drejtave njerëzore.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Britania e Madhe: Asgjë e dyshimtë për vdekjen e Berezovskit

“Ata që e mirëpresin grusht shtetin do të kthehen në viktimat e tij, paralajmëroi ai.

85 vjeçari është një i njohur si gjuhëtar, filozof, aktivist politik dhe sociolog. Ai është i njohur për kundërshtimin e tij ndaj politikës së jashtme amerikane, si dhe për kritikat e tij ndaj pushtimit izraelit të Palestinës. /mesazhi/

Categories

Archives