Monday, 10/12/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

FILMAT PORNOGRAFIKË SHKATËRROJNË JETËN BASHKËSHORTORE



FILMAT PORNOGRAFIKË SHKATËRROJNË JETËN BASHKËSHORTORE

FILMAT PORNOGRAFIKË SHKATËRROJNË JETËN BASHKËSHORTORE

 

Sa e bukur është feja jonë e pastër, të cilën Allahu e pëlqeu të jetë fe për ne. Thuajse çdo ditë shkenca zbulon dobi të uljes së shikimit, gjë të cilën Allahu na e ka urdhëruar në Kur’an. Të lexojmë diç nga kjo!

 

Një studim i ri amerikan vërteton se shikimi i fotografive erotike dhe përcjellja e filmave pornografikë shkakton defekte në sistemin nervor të njeriut, gjë që shkakton humbjen e ndjenjës së rehatisë dhe qetësisë së burrit në shtëpinë e tij dhe rrjedhimisht edhe humbjen e ndjenjës së lumturisë me gruan. Kështu, si pasojë, fillojnë të shfaqen problemet e para bashkëshortore.

 

Revista Time citon terapeuten e sjelljeve (behavior therapist), Andrea Kozlowski, të ketë thënë: Pas marrëdhënieve seksuale, truri sekreton dopaminë dhe oksitocin-in që është përgjegjës për ndjenjën e kënaqësisë dhe dashurisë dhe mu për këtë lidhjet ndërmjet çifteve bashkëshortore rriten. Por, kur njeriu të shikojë filma pornografikë shumë, truri i tij sikur adaptohet me lirimin e kësaj lënde pa prezencë të partnerit të vërtetë (femrës), për çka si pasojë ka çorientimin e trurit nga partnerit i vërtetë në partner imagjinar, e rrjedhimisht edhe kënaqësinë dhe dëfrimin me këta filma (në vend të marrëdhënieve me partneren.)

 

Hulumtuesit kanë përmendur mijëra raste që jeta bashkëshortore ka mbaruar në greminë shkak i shikimit të këtyre filmave pornografik derisa një studim tjetër sqaron se mijëra familje bëjnë jetë të brishtë shkak i devijimit emocional të burrit nga shikimi i këtyre filmave pornografike. Të rinjtë -sqarojnë hulumtuesit- që zhvillohen në ambiente të tilla të partnerit imagjinar ballafaqohen edhe me sëmundje të ndryshme, nervore dhe mendore, e që për pasojë kanë izolimin e tyre total nga gratë e tyre, shpirtërisht e fizikisht.

 

Kur njeriu shikon pamje tërheqëse, truri i atij automatikisht përgatitet për marrëdhënie seksuale, e të cilat gjithmonë “shkojnë huq” (ngase nuk ka partner). Kjo shkakton dëme të mëdha në organizmin e njeriut, e në veçanti zemrës dhe sistemit nervor. Shkencëtarët sqarojnë se truri i njeriut është i programuar natyrshëm për të kryer marrëdhënie seksuale nga motivi i martesës, dashurisë për fëmijë dhe shtimit, dhe sa herë që njeriu të devijojë nga ky qëllim, ai rrezikohet shumë nga sëmundjet shpirtërore dhe fizike.

 

Përse Islami na urdhëroi të ulim shikimin?

 

Ithtarë dhe promotorë të shekullarizmit dhe lëvizjeve për (kinse) çlirimin e njerëzve nuk ndalen së hedhuri akuza mbi mësimet islame por ja, fatbardhësisht, shkenca po e vërteton të kundërtën; teoritë e tyre nuk janë hiç më shumë se akuza dhe dyshime që nuk kanë bazë në asgjë ndërsa të gjitha mësimet islame kanë ardhur për të realizuar mirëqenien, harmoninë dhe lumturinë e besimtarëve.





 

Allahu i Madhëruar është më i ditur për krijesat e Tij se sa vet ato, më mirë e di Ai se çka sjell lumturinë dhe kënaqësinë e tyre se vet ato, kështu që është absurde tua obligojë ndonjë gjë e të mos ketë të mira në të dhe t’i ndalojë nga diç e të mos ketë të këqija në të. Kësisoj, për rastin në fjalë, Allahu thotë:

 

Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), t’i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më e pastër për ta. All-llahu është i njohur hollësisht për atë që bëjnë ata.” (en-Nur, 30). 

 

Meditojeni bashkërisht me mua këtë shprehje: “kjo është më e pastër për ta”: pra, kur besimtarët të ulin shikimet e tyre, ata do të jenë shpirtpastër, të qetë dhe do të bëjnë jetë stabile e natyrisht edhe do të kenë lumturi në lidhjet e tyre.

 

O vëllezër! A nuk është Islami fe madhështore që garanton jetë të mirë?! Atëherë, përse të mos i përgjigjemi thirrjes hyjnore dhe të ulim shikimet nga gjërat e ndaluara e të fitojmë kështu lumturinë në këtë dhe botën tjetër?!

 

Autor: Abdu-d-Daim el-Kehil

 

Burimi: www.kaheel7.com/ar

 

Përshtati ne shqip: Sedat Islami