Sunday, 16/12/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Filloni ta praktikoni sa më shpejt këtë gjë



Filloni ta praktikoni sa më shpejt këtë gjë

Nëse do të pinit ujë sapo të zgjoheni në mëngjes trupi juaj do t’ju “falënderonte”, pasi ai i sjell atij një sërë të mirash të paçmueshme. Filloni ta praktikoni sa më shpejt këtë gjë…

Shëndeti

Cila është gjëja e parë që duhet të bëni sapo të zgjoheni? Përveçse duhet të fikni zilen e zgjimit, pa asnjë dyshim duhet të pini edhe ujë. Këtë gjë e kanë pohuar unanimisht të gjithë ekspertët, që kanë shpjeguar të gjitha mënyrat dhe përfitimet e prirjes së H2O si aktin e parë të ditës. Po cilat janë këto? Ja…

Hidraton qelizat

Pas një nate pushimi zgjoheni të dehidratuar. Kështu që pirja e ujit në mëngjes është e rëndësishme, sepse shpejtësia, me të cilën prodhohen qelizat muskulore, rritet. Një trup i hidratuar lejon një rrjedhje të shëndetshme të oksigjenit, duke u lejuar juve që të qëndroni vigjilentë dhe plot energji.

Detoksifikon trupin

Uji, e sidomos uji me limon është një detoksifikant natyral. Nëse pini ujë që në mëngjes, ai do t’ju pastrojë nga toksina dhe nga papastërtitë. Uji në veçanti pastron zorrën e trashë, duke i lejuar kështu thithjen e duhur të ushqyesve. Shtimi i limonit në ujë rrit normën e urinimit, duke maksimizuar funksionin enzimatik dhe stimulon mëlçinë për t’u detoksifikuar.

Ju ndihmon që të dobësoheni

Pirja e ujit me barkun bosh në mëngjes rrit metabolizmin. Hulumtimet e fundit kanë treguar se një rritje e konsumit të ujit çon në një rritje të shpejtësisë së djegieve të kalorive, si të thuash ju do të ndiheni të ngopur dhe jo të uritur.





Parandalon sëmundjet

Sëmurja e shpeshtë mund të varet edhe nga fakti se nuk pini mjaftueshëm ujë. Uji luan një rol vendimtar në ruajtjen e një sistemi të shëndoshë limfatik. Kur ky sistem është në ekuilibër, trupi mund të luftojë infeksionet në mënyrën e duhur. Disa studime kanë treguar gjithashtu se dehidrimi çon në nivele të larta të kortizolit, i cili është ekuivalenti me stresin dhe sëmundjet.

Pastron lëkurën

Pirja e ujit që në orët e para të mëngjesit ndihmon për të pastruar lëkurën. Shumë argumentojnë se hidratimi adekuat i ofron ngjyrën më të mirë lëkurës tonë.

Kontribuon në shëndetin e zemrës

Fillimi i mbarë është gjysma e punës: pini një gotë uji të mirë sapo të zgjoheni dhe zemra juaj do t’ju falënderojë. Një studim i publikuar disa vite më parë kishte treguar se njerëzit të cilët pinin së paku pesë gota uji në ditë, pas zgjimit, kishin 41% më pak të ngjarë të vuanin nga një sulm në zemër sesa ata që pinin më pak se 2 gota.