Monday, 29/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Filloi regjistrimi në universitetet e vendit


Filloi regjistrimi në universitetet e vendit


Në universitet shtetërore në Shkup, Manastir dhe Ohër sot dhe nesër është paraqitja për regjistrim në vitin e parë në vitin akademik 2013/2014. Në Universitetin e Shtipit afati i parë filloi më 13 gusht dhe përfundon sot, ndërsa në Universitetin e Tetovës regjistrimi do të jetë prej 19 deri 23 gusht.

univeristetet ne Maqedoni

Në pesë universitet shtetërore të lira janë 25.624 vende, prej të cilave për studentë të rregullt me kuotë shtetërore 15.063 vende, për studentë të rregullt me kuotë për bashkëfinancim të studentëve 7.411 dhe për studentë të çrregullt 3.150 vende.

Në Universitetin “Sh. Cirili dhe Metodi” – Shkup ka 10.351 vende -prej tyre për studentë të rregullt me kuotë shtetërore 6.122 vende, studentë të rregullt  me bashkëfinancim 3.154 dhe të çrregullt 1.075 vende. Në Universitetin “Sh. Klimenti i Ohrit”- Manastir ka 4.160 vende (2.520 për studentë të rregullt me kuotë shtetërore, 1.110 për studentë të rregullt me bashkëfinancim dhe 530 të çrregullt), ndërsa në Universitetin për Shkenca Informatike dhe Teknologji “Sh. Apostoli Pavle”-Ohër ka 400 vende, prej të cilave 200 me kuotë shtetërore dhe nga 100 për bashkëfinancim dhe të çrregullt.

Kandidatët që  nuk do të paraqiten në afatin e par për regjistrim në ndonjërin prej fakulteteve në Shkup, Manastir  dhe Ohër, afati tjetër është më 3 dhe 4 shtator, ndërsa i treti më 17 shtator.

Në Universitetin “Goce Dellçev” – Shtip sot është dita e tretë dhe fundit nga afati i parë i regjistrimit. Sipas konkursit të UGD vende të lira pati për 5.083 studentë të ardhshëm (2.916 për studentë të rregullt me kuotë shtetërore, 1.127 me kuotë për studentë të rregullt me bashkëfinancim dhe 955 të çrregullt). Afati i dytë për regjistrimi në UGD është më 29 dhe 30 gusht, ndërsa i treti më 13 shtator.

Një shkrim tjetër i dobishëm  I djeguri në hotel Granit është Ruhi Bakiu?

Universiteti shtetëror në Tetovë, në të cilin afati i regjistrimit do të zgjatë pesë ditë duke filluar nga e hëna, ofron 5.630 vende (3.260 vende për studentë të rregullt me kuotë shtetërore, 1.920 vende për studentë të rregullt me bashkëfinancim dhe 450 për studentë të çrregullt). Afati i dytë në USHT është nga 3 deri më 6 shtator dhe i treti nga 17 deri 21 shtator.
Për studentët e rregullt me kuotë shtetërore participimi vjetor  është 200 euro, ndërsa për ata që do t’i bahskëfinancojë studentët, çmimi për një vit studimi është 400 euro, edhe pse ka çmime më të ulta me vendim të vetë fakulteteve. Si në vitet e kaluara, çmimi i programeve të disperzuara studentore është 100 euro në vit.

Kuadrot nga fakultet matematiko-natyrore dhe shkencat teknike janë në deficit dhe për këtë Ministria e Arsimit dhe Shkencës apeloi që kandidatët të mendohen për ato sepse do të kenë më shumë mundësi për punë pas diplomimit.

Categories

Archives