Tuesday, 18/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Fiku konsiderohet edhe si ilaç edhe si frut



Fiku konsiderohet edhe si ilaç edhe si frut

Përmendet një herë në Kur’an: “Pasha fikun dhe ullirin, pasha malin e Sinait dhe për këtë qytet të sigurt (Mekën).” (Tîn, 1-3).

Duke na kujtuar se fiku është një nga frutat e xhenetit, Profeti ynë i nderuar ka shprehur rëndësinë e tij me këta fjalë: “Hani fikun. Nëse do të më duhej të përmendja një frut të zbritur nga xheneti do të përmendja fikun. Sepse frutat e xhenetit janë pa bërthamë. (nga fjala pa bërthamë kuptojmë frutat si hurma apo ulliri të cilat konsumohen pasi hiqet bërthama). Hani fiq sepse fiku heq hemorroidet (majasëllin) dhe zhduk dhimbjet e kyçeve.” (Kenz, 10, 44)

Fiku konsiderohet edhe si ilaç edhe si frut. Fiku është një frut i tretshëm lehtësisht, nuk qëndron shumë në stomak, pakëson sekrecionet, pastron mushkëritë, parandalon rërën në fshikëzën e urinës, hap enët dhe sinuset e gjakut të mëlçisë dhe shpretkës dhe është një nga frutat më të dashura. Krahas kësaj fiku ndikon në largimin e erës së pakëndshme të gojës, zgjat flokët  dhe parandalon paralizën. Mund ta shfrytëzojmë si një ilaç për të hedhur jashtë toksinat e trupit.[7]

Fiku është një frut që ndikon në uljen e kolesterolit të gjakut dhe në parandalimin e ngritjes së menjëhershme të nivelit të sheqerit tek diabetikët. Kohëve të fundit janë zhvilluar studime rreth veçorisë antikancerogjene të fikut. Bëhet e ditur se lënda benzaldeh e gjendur tek fiku krijon mbrojtjen kundër kancerit. Benzaldehi është provuar mbi 57 të sëmurë të prekur nga kanceri, 19 prej tyre janë shëruar plotësisht ndërsa 10 prej tyre pjesërisht. Gjendja e 19 të sëmurëve të parë ka ardhur duke u përmirësuar.[8]

Qumështi i fikut ndikon në heqjen e lythave të shfaqura në lëkurë.[9]

Në të njëjtën kohë fiku është i dobishëm në lehtësimin e kollës, dhimbjeve të fytit, gjoksit. Ndikon në pastrimin e mëlçisë së zezë dhe shpretkës. Luan një rol të rëndësishëm në pastrimin e sekrecioneve të stomakut dhe hedhjen e tyre jashtë trupit. Nëse zihet me qumësht apo ujë është i dobishëm kundër fruthit dhe linjës së dhenve. Fiku ashtu siç shëron gripin në kohë të ftohtë apo të nxehtë, ashtu shëron dhe plagët e gojës dhe mishrave të dhëmbëve.





Sugjerohet të konsumohet nga gratë shtatzëna apo ato gjidhënëse si dhe tek të sëmurët me paralizë.[10]

Fiku ndikon në shkurtimin e kohës së shërimit të pacientit dhe në maturimin e çibanëve. Ai ndikon pozitivisht në lehtësimin e dhimbjeve të shkaktuara nga djegiet.[11]