Saturday, 20/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

FETVA TË RËNDËSISHME PËR TË PENDUARIT



FETVA TË RËNDËSISHME PËR TË PENDUARIT

10514493_914186541932131_3292049668285239574_nDikush thotë: “Dëshiroj të pendohem, por nuk i di rre­gu­llat e pendimit. Në mendje më sillen shu­më pyetje për vlef-shmërinë e teubes, kur i bëj disa gjynahe, për më­nyrën e plotësimit të disa haqeve të Allahut, që i kam lënë pa i kryer, si dhe për më­ny­rën e kthimit njerëzve haqet e shkelu-ra.

A ka përgjigje për këto pyetje?”

Për ta shuajtur etjen dhe për ta freskuar zemrën e atij që i është kthyer rrugës së Allahut, po i paraqesim këto pyet­je dhe këto përgjigje:

Pyetje: Unë e bëj gjynahun e pastaj pendohem për të. Por pastaj më mund epshi, i cili të çon drejt së keqes (nef­sul emma­re), dhe i kthehem përsëri. Me këtë, a zhvlef­tësohet pendimi i parë dhe a mbetet gjynahu i parë dhe ai pas tij?

Përgjigjie: Pjesa dërrmuese e dijetarëve thonë se nuk është kusht për vlefshmërinë e teubes që mos t’i kthehet gjy­na­hut, por vlera e teubes qëndron në atë se ajo për­qen­drohet në brak­tisjen e gjynahut, në pendimin prej tij dhe në vendosjen e pre­rë për shmangien e përdorimit të tij. Nëse e bën, atë­herë trajtohet si ai që bën gjynah të ri. Atij i nevojitet pen­dim i ri, kurse pendimi i parë është i vlefshëm.

Pyetje: A pranohet teubeja nga një gjynah derisa unë jam duke bërë tjetrin?

Përgjigjie: Pranohet teubeja nga një gjynah edhe nëse je duke bërë tjetrin, me kusht që të mos jetë prej të njëjtit lloj dhe nuk ka lidhje me gjynahun e parë. Shembull, në­se pendohet nga kamata, por nuk pendohet nga pirja e alkoolit, pendimi i tij nga kamata pranohet dhe anas­jell­tas. Por nëse pendohet dhe nuk punon me kamatën e rëndomtë e në anën tjetër vazh­don të punojë me kamatë kreditore, atëherë pendimi i tij nuk pranohet. Edhe atij që pendohet nga marrja e drogës ndërsa vazh­don me pirjen e alkoolit, nuk i pranohet teubeja. Gjithashtu, kush pendohet nga zinaja me një femër dhe vazhdon me tjetrën, edhe atij nuk i pranohet. Ajo që kanë arritur është se janë shmangur nga një gjynah, por janë duke bërë gjynahun tjetër nga i njëjti lloj.

Pyetje: Kam lënë disa detyra ndaj Allahut në të kaluarën: na­maze që nuk i kam falur, agjërim që nuk e kam mbajtur, dhe zekat që nuk e kam dhënë. Tani, si të veproj?

Përgjigjie: Lënësi i namazit nuk e ka për detyrë ta bëjë ka­za. Ky është mendimi më i saktë, ngase atij i ka kaluar koha e rre­gullt dhe nuk mund ta arrijë tjetër herë. Na­ma­zin e kompen­son me kërkim faljëje (istigfarë) dhe me fal-jen e shpeshtë të nafi­le­ve, ndoshta Allahu në këtë mëny-rë ia fal. (Pjesa dërr­muese e dijetarëve islamë, në mesin e tyre edhe dijetarët ha­nefi, e kushtëzojnë përsëritjen (kazanë) e nama-zeve të ka­luara për vlefshmërinë e teubes, duke bërë kraha-sim (kijas) me kazanë e domosdoshme të gjumashit dhe harrestarit. Shë­nim i përkthyesit.

Sa i përket lënësit të agjërimit, nëse ka qenë musliman në kohën kur e ka lënë agjërimin, e ka për detyrë ta bëjë ka­za së bashku me të ushqyerit e një varfanjaku për çdo ditë që ka lënë gjatë Ramazanit, kur arrin Ramazani tjetër pa arsye. Kjo është keffaret (kompensim) për voni­min e agjëri-mit. Agjërimi bëhet ditë për ditë, edhe nëse grum­bullohen muajt e paagjëruar. P.sh. Një njeri i ka lënë 3 ditë të Ramazanit të vitit 1400 hixhrij dhe 5 ditë të Rama­za­nit të vitit 1401 hixhrij. Pas disa vitesh është penduar tek Allahu. Ai duhet t’i bëjë kaza tetë ditë të agjërimit dhe ta ushqejë një varfanjak po aq ditë. Shembull tjetër. Një femër ka hyrë në pubertet në vitin 1400 hixhrij dhe është turpëruar t’i lajmërojë prindërit e saj, ashtu që i ka agjëruar edhe tetë di­tët e rregullta (të menstruacionit) dhe nuk i ka bërë kaza. Tani ajo është penduar tek Allahu. Edhe për te vlen vendimi i mëparshëm. Këtu pra është fjala për ata që e kanë lënë agjë­rimin nga përtesa apo nga turpi, sepse disa dijetarë islamë janë të mendimit se për ata që e kanë lënë agjërimin me qëllim dhe pa arsye nuk ka kaza.

Ndërsa sa i përket lënësit të zekatit, ai detyrohet ta nxje­rrë dhe ta japë zekatin, sepse ai është hak i Allahut nga njëra anë dhe hak i varfanjakut nga ana tjetër.

Pyetje: Nëse gjynahu i bërë hyn në hakun e njeriut, atëherë si duhet bërë teubeja?

Përgjigjie: Bazë për këtë kemi hadithin e Resulull-llahut: “Kush i ka bërë padrejtësi vëllait të vet në pasuri apo në nder, le t’i kërkojë hallallëk menjëherë dhe para se t’i merret atë ditë kur nuk do të ketë dinar as dirhem. Nëse ka ndonjë vepër të mire, i merret me masën e padrejtësisë së tij, e nëse nuk ka vepra të mira, atëherë i merren të këqijat e vëllait të vet dhe i ngarkohen atij.”

Transmeton Buhariu

I penduari mund të lirohet nga padrejtësitë e veta vetëm për­mes kthimit të hakut atij që i takon, ose përmes kërki­mit të hallallëkut dhe faljes. Nëse e falin, lirohet, përndry­she duhet t’ua kthejë.

Pyetje: Kam marrë nëpër gojë shumë njerëz, ndërsa disa të tje­rë i kam akuzuar me gjëra prej të cilave ata janë të pastër. A është kusht t’i lajmëroj për veprimet e mia dhe t’u kër­koj falje? Nëse nuk kushtëzohet, atëherë si të bëj teube?

Përgjigjie: Kjo pyetje vlerësohet sipas levërdive dhe dëmeve. Në­se kur i lajmëron për përgojimin apo akuzat që ua ka bërë, nuk i hidhërohen dhe nuk u shtohet urrejtja dhe inati, mund të kërkojë falje prej tyre edhe nëse nuk i thekson veprimet e bëra. Shembull, t’i thotë: “Unë kam bërë gabime ndaj teje në të kaluarën ose të kam bërë zullum me disa fjalë. Tash më jam penduar tek Allahu, të lutem më fal.” pa mos i shtje­llu­ar veprimet. Kështu bën të veprohet.

E nëse, kur i lajmëron për përgojimin dhe akuzat që ua ka bërë, hidhërohen dhe u shtohet urrejtja dhe inati (bile në shumi­cën e rasteve ndodh kështu); ose, nëse i lajmëron me fjalë të shkurtra ata do të kërkojnë sqarime të gjata, që, kur do t’i dëgjojnë, do t’u shtohet edhe më tepër urrejtja, atë-herë më mirë është të mos i lajmërojë, sepse sheriati islam nuk preferon të shtohen dëmet. Kështu që lajmërimi i personit për disa çështje, prej të cilave ka qenë i rehatuar para se t’i dëgjojë dhe të cilat sjellin urrejtje, vjen në kun­dërshtim me synimet e sheriatit, i cili preferon lidhjen shpir-tërore dhe dashurinë mes besimtarëve. Mund të ndodhë që vetë lajmërimi të jetë shkak për një armiqësi pas së cilës nuk mund të arrihet asnjëherë më deri te qetësimi i shpirtit të atij që është akuzuar apo është marrë nëpër gojë dhe t’i rikthejë marrëdhëniet e mira me akuzuesin. Me këtë rast mjaftojnë disa pika për vlefshmërinë e teubes. Ndër to:

1 – Pendimi dhe kërkimi i faljes nga Allahu, duke e kuj­tuar pasojën e këtij krimi dhe bindjen në ndalimin e tij.

2 – Përgënjeshtrimi i vetvetes kur e dëgjon diken duke e përcjellë përgojimin e tij apo duke e përhapur akuzën (iftiran) e tij dhe ta pastrojë të akuzuarin.

3 – Përmendja për të mirë e atij që ka marrë nëpër gojë në ato vende ku e ka marrë në qafë dhe t’i përhapë të mirat e tij.

4 – Mbrojtja nga ata që e përgojojnë dhe t’i rrijë krah kur dikush dëshiron ta marrë nëpër këmbë.

5 – Bërja dua për të dhe kërkimi i faljes kur është në vetmi.

Vëlla musliman, vëreji dallimet mes hakut në pasuri dhe kri­meve fizike. Nga të drejtat materiale kanë dobi ata që u takon: nëse lajmërohen për të dhe u kthehet, ata sigurisht do të gëzohen, prandaj edhe nuk guxon të mbahet fshehtë, përkundër të drejtave morale, prej të cilave nuk shtohet asgjë përveç dëmit dhe urrejtjes.

Pyetje: Si të pendohet vrasësi i qëllimshëm?

Përgjigjie: Vrasësi i qëllimshëm i ka tri obligime: Obligim ndaj Allahut, obligim ndaj të vrarit (viktimës) dhe obligim ndaj tra­shë­gimtarëve të tij.

Obligimi ndaj Allahut nuk mund të kryhet vetëm se me teube të sinqertë.

Obligimi ndaj trashëgimtarëve të viktimës është që t’u dorëzohet atyre dhe ta marrin hakun e tyre, qoftë me kisas (dë­nim me të njëjtën masë), qoftë pagim të gjakut ose t’i falet.

Këtu mbetet haku i të vrarit, i cili nuk mund të kryhet në këtë botë. Dijetarët islamë thonë, se nëse pendimi i vrasësit bëhet e sinqertë dhe bën vepra të mira, atëherë Allahu e liron nga haku i të vrarit, ndërsa të vrarin e kompenson me të mirat e Tij ditën e ringjalljes. Kjo është prej përgjigjeve më të sakta.

Pyetje: Si të pendohet vjedhësi?

Përgjigjie: Nëse sendi i vjedhur gjendet tek ai, e kthen te pronari i saj. E nëse është harxhuar, prishur apo ka mangësi në vle­rën e tij gjatë përdorimit, duhet t’ua kompensojë, përveç në­se ia falin.

Pyetje: Ndiej vështërësi të madhe kur ballafaqohem me ata që u kam vjedhur. Nuk mund t’u tregoj e as t’u kërkoj falje. Si të veproj?

Përgjigjie: Nuk është keq të kërkosh ndonjë rrugë me të cilën do ta zbusësh ngushtësinë tënde kur takohesh me ta. Shembull, për­mes dërgimit të gjërave të tyre me ndonjë person tjetër duke kërkuar të mos përmendet emri yt, ose me anë të pos­tës. Mund t’i lësh, gjithashtu, fshehurazi tek ata, ose të për­dorësh ndonjë truk dhe t’u thuash se ky është haku i tyre që ka qenë te një person i cili nuk dëshiron t’i përmendet emri. Me rëndësi është t’u kthehet pronarëve haku i tyre.

Pyetje: Kam pas vjedhur më parë nga babai fshehurazi. Tani dëshiroj të pendohem, por nuk e di se sa kam vjedhur sak­të­sisht, dhe më vjen vështirë t’i dal karshi.

Përgjigjie: Duhet ta vlerësosh përafërsisht pasurinë e vjedhur dhe po atë vlerë të hollash lejohet t’ia kthesh babait tënd fshe­hurazi, ashtu siç ia ke marrë.

Pyetje: Kam vjedhur prej njerëzve pasuri të ndryshme, e tashmë jam penduar tek Allahu, por unë nuk i di adresat e tyre.

Përgjigjie: Duhet t’i kërkosh sa të mundesh dhe të kesh kohë. Nëse i gjen, kthejua dhe falëndero Allahun. Por nëse ka vde­kur pronari i pasurisë, t’ua kthesh trashigimtarëve të tij. E nëse nuk i gjen, përkundër përpjekjes tënde të mad-he, atëhe­rë jepe atë sadaka në zëvendësim të tyre dhe bëje nijet për ta, edhe nëse janë jomuslimanë, sepse Allahu, nëse nuk u jep në ahiret, i shpërblen në dynja.

Kjo çështje është shumë e afërt me rastin që e cek Ibni Kajjimi në librin e tij “Medarixhus-salikin” (Gradacionet e be­sim­tarëve), se një njeri ka vjedhur në armatën e muslima­nëve. Pas një kohe ai pendohet dhe e sjell atë që ka vjedhur para gjeneralit të ushtrisë, por, ai nuk e pranoi. Ai i tha: “Si ta pranoj kur nuk di se si t’ua shpërndaj ushta­rë­ve haqet e tyre pasi që ata janë kthyer?! I penduari shkon te një dijetar i quajtur Haxh-xhaxh bin Shair dhe kërkon fetva prej tij.” Ai u përgjigj: “O njeri, Allahu i njeh ushtarët dhe i di emrat e tyre. Një të pestën e pasurisë ndaje për buxhetin ushtarak, kurse tjetrën jepe sadaka në emër të tyre, se Allahu do t’i shpërblejë për të.” Ai ashtu veproi. Kur dëgjoi Muaviu tha: “Sikur ta jepja unë këtë përgjigje, do të më ishte më e dashur se gjysma e pasurisë sime.”

Pyetje: Ua kam grabitur pasurinë disa jetimëve, pastaj kam bërë tregti dhe kam fituar prej tyre. Kjo pasuri është shtuar disa herë. Pastaj iu frikova Allahut dhe u pendova për atë që kam bërë. Si më pranohet teubeja?

Përgjigjie: Dijetarët islamë kanë mendime të ndryshme rreth kë­saj çështjeje. Mendoj se mendim më i afërt është ai i cili tho­të se pyetësi e ka për detyrë tua kthejë kapitalin jeti­mëve dhe t’ua shtojë gjysmën e fitimit.

Atëherë do të konsiderohet ortak i tyre në fitim, kurse kapitali u mbetet atyre.

Pyetje: Kam blerë një veturë me të holla e të cilave gjysma ishin të fituara hallall e gjysma tjetër haram. Vetura gjendet ende tek unë, si të veproj?

Përgjigjie: Kush blen një send që nuk ndahet, si shtëpi apo ve­tu­rë me pasuri, gjysma nga hallalli e gjysma nga harami, ai du­het të ndajë nga pasuria tjetër në masë të haramit dhe e ndan sadaka për pastrimin e pasurisë. Nëse kjo pjesë e pasu­risë e fituar haram është hak i tjetërkujt, duhet t’ua kthejë atyre me të njëjtën vlerë, siç e sqaruam më parë.

Pyetje: Çka të bëhet me një pasuri e cila është fituar nga ha-rami ose është përzier me pasuri hallall?





Përgjigjie: Kush bë tregti me mall haram duke ia ditur ven­di­min atij e pastaj pendohet, fitimin e kësaj tregtie të ndaluar e jep në vend hallall me qëllim të pastrimit e jo me qëllim të sadakasë, sepse Allahu është i Pastër dhe e do të pastrën.

Nëse malli haram përzihet me mall tjetër, siç është rasti me dyqanxhiun i cili shet alkool së bashku me mallin tjetër, ai duhet të vlerësojë këtë pasuri haram me një çmim të përafërt dhe t’i nxjerrë ato të holla në atë mënyrë që men­dja t’i anojë se e ka pastruar mallin e tij nga harami, kurse Allahu do t’ia kthejë me fitim më të mirë, sepse ka mjaft për besimtarët.

Në përgjithësi, kush ka pasuri haram dhe dëshiron të pen­do­het, nëse ka qenë jomusliman kur e ka fituar pasurinë, në mo­mentin e teubes nuk obligohet ta nxjerrë atë, sepse Pej­gamberi alejhi selam nuk i obligoi sahabët, kur u bënë musli­mane, ta nxjerrin pasurinë që e kanë fituar me haram. Por, nëse ka qenë musliman kur e ka fituar pasurinë nga harami dhe ka qenë i vetëdijshëm për këtë, atëherë ai, po të pen­do­het, duhet ta nxjerrë nga pasuria e tij atë që është haram.

Pyetje: Kam pasur pasuri të marrë nga kamata, por unë e kam harxhuar të tërën, ashtu që nuk ka mbetur gjë prej saj. Tani unë jam penduar, si të veproj?

Përgjigjie: Nuk ke kurrfarë detyrë përveç teubes tek Allahu i madhëruar, teube të sinqertë. Duhet ta dish se ka­ma­ta është gjë e rrezikshme. Allahu urdhëron në Kur’an që të mos të luftohet askush, përveç atyre që e marrin kamatën. De­risa pasuria jote nga kamata është harxhuar krejtësisht, atë­herë nuk ke në këtë pikëpamje kurrfarë obligimesh.

Pyetje: Një njeri ka marrë ryshfet, pastaj Allahu e udhëzoi në rrugë të drejtë. Ç’të bëjë me pasurinë e marrë nga ryshfeti?

Përgjigjie: Ky person ka marrë ryshfet në dy mënyra:

1 – Ka marrë rryshfet nga dikush që ka qenë i dety­ruar ta japë këtë, që të arrijë deri tek e drejta e tij, sepse nuk ka pasur tjetër rrugëdalje përveçse të japë rysh­fet. Në këtë rast i penduari duhet t’ia kthejë pasurinë atij që ia ka marrë, sepse kjo pasuri llogaritet si pasuri e plaçkitur dhe se ai që e ke dhënë ka qenë i detyruar ta bëjë këtë.

2 – Ka marrë ryshfet nga dikush që ka synuar të arrijë disa qëllime që nuk janë e drejtë e tij. Atij nuk i kthehet ajo që i është marrë, por i penduari pas­trohet nga kjo pasuri e ndaluar duke e shpërndarë në vende të nevojshme, si fukarave për shembull. Ai duhet të pendohet nga veprimi që u ka shkaktuar dëme atyre që ua ka marrë të drejtat.

Pyetje: Kam bërë punë të ndaluara, e për to kam marrë të holla. A jam e detyruar, pasi jam penduar, t’ua kthej këto të holla atyre që m’i kanë dhënë?

Përgjigjie: Personi i cili bën punë të ndaluara ose bën shërbime të ndaluara dhe për to merr të holla, nëse pendohet, duhet të pastrohet nga ajo pasuri, por nuk duhet t’ia kthejë atyre që ua ka marrë.

Zinaqarja që merr të holla për zina, nëse pendohet, ato të holla nuk ia kthen zinaqarit. Këngëtari që merr të ho­lla nga këngët e pandershme, po të pendohet, nuk ia kthen ato pronarit të banketit. Shitësi i alkoolit apo i drogës nuk i kthen të hollat tek ata që ua ka shitur, nëse pendohet. Dësh-mi­tari i rrejshëm, që merr ryshfet nuk ia kthen të hollat atij që e ka përdorur si dëshmitar të rrejshëm.

Shkak për këtë është se nëse i penduari ia kthen pasurinë e ndaluar gjynahqarit, atij i dyfi­sho­hen levërditë. Kjo nënkupton se ai po i ndihmon për t’i bërë edhe më tej gjynah Allahut, kështu që duhet vetëm se të pastrohet nga ajo pasuri. Ky është edhe mendimi kan anon Ibni Tejmiu dhe nxënësi i tij, Ibni Kajjimi.

Pyetje: Kam një çështje që më brengos shumë dhe më shkak­ton shqetësime të mëdha. Fjala është se unë kam bërë zina me një femër e tani nuk di se si të pendohem. A më le­johet martesa me të për ta mbuluar çështjen?

Përgjigjie: Aq shumë po shtrohen pyetje rreth panders-hmërisë, kohëve të fundit, saqë është bërë e domosdoshme që musli­manët t’i rishikojnë gjendjet e tyre dhe të udhëzohen sipas Kur’anit dhe Sunetit, posaçërisht në çështj-en e uljes së shi­kimit, ndalimit në vetmi me atë që e ke të ndaluar, të përshën­detja me femrën e huaj dhe mbajtja e mbulesës islame. Sa i përket pyetjes së sipërshtruar, ai që bën zina ka vepruar në njërën prej këtyre dy mënyrave:

1 – Ka bërë zina me një femër me dhunë dhe me presion, e për këtë person është obligim t’ia japë mehrin e standardit të saj, si kompensim për dëmin që ka shkaktuar krahas teubes së sinqertë që duhet të bëjë. Nëse është duke je­tuar në një shtet ku praktikohet sheriati, atëherë duhet t’i ekze-kutohet dënimi, nëse çështja e tij është publikuar në organet përkatëse të shtetit.

2 – Ose ka bërë zina me dëshirën e saj. Në këtë rast prej tij kërkohet vetëm teubeja. Nëse ajo lind, fëmija nuk i takon atij, nuk e ka për detyrë ta furnizojë, për shkak se fëmija ka lin­dur prej fasikut (e ky tanimë ka bërë teube dhe nuk është më fasik). Në këtë rast fëmija i takon nënës e nuk guxon t’i takojë zinaqarit që ka bërë teube.

Atij që është penduar nuk i lejohet martesa me femrën për ta mbuluar çështjen. Allahu në Kur’an thotë:

“Laviri nuk do të duhej të martohej me tjetër­kënd, pos me ndonjë lavire ose idhujtare, e la­vir­ja, me të nuk do të duhej të martohej kush, për­pos ndonjë lavir ose idhujtar.” (Nur:3)

Nuk lejohet të kurorëzohet një femër e cila në barkun e saj mban fëmijë nga zinaja, edhe nëse është prej po të njëj­tit person. Gjithashtu nuk lejohet të kurorëzohet një femër e cila nuk e di se a është me barrë apo jo. Por, nëse pendohet ai dhe pendohet edhe ajo me teube të sinqertë dhe vërtetohet jo­shtatëzania e saj, i lejohet atij ta marrë për grua dhe të fillojë me të një jetë të re, jetë me të cilën është i kënaqur Allahu.

Pyetje: Kam bërë zina me një femër e pastaj jemi ku­ro­rë­zuar. Tashmë kanë kaluar disa vite dhe jemi penduar që të dy. Çka duhet të veprojmë tani?

Përgjigjie: Pasi ju veç keni bërë teube, atëherë duhet ta ri­për­tërini kurorëzimin me kushtet e tij sheriatike. Kjo nuk ësh­të obligim të bëhet në gjyq (aludohet për shtetet islame), por mund të bëhet edhe në shtëpi.

Pyetje: Një femër tregon: Jam martuar me një burrë të nder­shëm, kurse unë kam bërë para martesës disa vepra që Allahu nuk është i kënaqur. Ndërgjegjja ime më qorton gjith­mo­në. Shtroj pyetjen: A duhet t’i tregoj burrit tim për atë që kam bërë në të kaluarën?

Përgjigjie: Nuk duhet asnjëri prej bashkëshortëve t’i tre-gojë tjet­rit për atë që ka bërë në të kaluarën prej gjërave të ndaluara. Ai që sprovohet me diçka prej këtyre ndytësirave, le të mbulohet me atë që e mbuloi Allahu. Atij i mjafton pendimi i sinqertë.

Ndërsa ai që martohet me beqareshë e pastaj me rastin e takimit gjenital vëren se nuk është e virgjër, i lejohet që t’ia marrë mehrin dhe ta ndajë. Nëse e sheh se është pen­duar për atë që ka bërë, ia mbulon dhe vazhdon jetën me te, ai ka shpërblimin dhe sevapin e madh prej Allahut.

Pyetje: Me çka obligohet ai që ka bërë teube nga homo­seksua­li­teti?

Përgjigjie: Për personat e tillë kërkohet të bëhet një teube e ma­dhe, sepse nuk ka popull që ka dënuar Allahu si popullin e Lutit, për shkak të marrëzisë dhe fatalitetit të kësaj pune të felliqur. Dënimi i tyre ishte:

1 – Allahu ua mori sytë dhe mbetën të verbër duke u rrahur ndërmjet tyre, siç tha Allahu në Kur’an: “Ne ua verbuam sytë atyre”

2 – U dërgoi një erë të forte.

3 – U praptoi shtëpitë duke ua kthyer kulmet në theme­let e tyre.

4 – Nga qielli u lëshoi gurë të argjiltë dhe të fortë saqë i shkatërroi tërësisht.

Andaj edhe dënimi që u ekzekutohet bërësve të kësaj pu­ne të fëlliqtë është mbytja, qoftë i martuar apo i pamar­tuar, siç tha Muhammedi alejhi selam: “Kë e gjeni duke e bë­rë punën e popullit të Lutit, mbytni atë që e bën dhe atë të cilit i bëhet.”

Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ibni Maxhe.

Pyetje: Jam penduar tek Allahu, por më kanë mbetur disa gjëra të ndaluara, si, disa instrumente muzikore, kaseta dhe videofilma. A më lejohet t’i shes, veçanërisht kur ato kush­toj­në shtrenjtë?

Përgjigjie: Gjërat e ndaluara është e ndaluar të shiten, gji­thash­tu edhe fitimi prej tyre është i ndaluar. Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Kur Allahu një gjë e bën haram, e bën haram edhe fitimin e saj.” (Ebu Davudi). Çdo gjë që dihet se tjetri do ta përdorë në haram, nuk i lejohet shitja, sepse Allahu e ka ndaluar një gjë të tillë kur tha: “Mos e ndih­moni njëri-tjetrin në mëkate dhe armiqësi.” Sado që të humbësh nga pasuria e kësaj bote, ajo që e ka Allahu është më e mirë dhe më e përjetshme, sepse Ai t’i kompenson me të mirat dhe dhuntitë e Tij.

Pyetje: Kam qenë në rrugë të devijuar dhe kam përhapur ide ateiste. Kam shkruar tregime dhe artikuj me përmbajtje ateis­­te. Poezinë time e kam përdorur për përhapjen e lirisë së pakufizuar dhe gjërave të ndaluara. Por, mëshira e Alla-hut më kapi dhe më nxori nga errësira në dritë dhe më udhë­zoi. Si të pendohem?

Përgjigjie: Kjo, për Zotin, është dhunti dhe mirënjohje e madhe. Ai të ka udhëzuar, andaj edhe falënderoju Atij dhe kërko prej Allahut përforcim dhe ndihmë.

Ai që përdor gjuhën dhe lapsin e tij për ta luftuar Islamin dhe për të shpërndarë bindje të devijuara ose risi shkatë­rrue­se dhe krime e vepra tjera të këqija, duhet të vep­rojë si vijon:

E para: Ta publikojë pendimin e vet nga të gjitha të ka­lua­rat dhe ta shpallë para masës tërheqjen e tij me të gjitha format dhe mundësitë, me qëllim që t’u kërkojë falje atyre që i largoi nga e vërteta dhe ta tregojë të pavërtetën në të cilën ka qenë, që të mos mbetet i mashtruar ai i cili është ndikuar prej tij më parë. T’i përgenjështroj dilemat që para-sht­ronte dhe gabimet që bënte, në mënyrë që ta pastrojë ve­ten për atë që ka thënë. Ky sqarim është prej kushteve kryesore të teubes së këtij personi. Allahu thotë:

“Përveç atyre që pendohen, që përmirësohen dhe që u shpjegojnë njerëzve (të vërtetën), të tillëve ua pranoj pendimin, se Unë pranoj shumë pendi­min, jam mëshirues.” (Bekare 160)

E dyta: Ta shfrytëzojë penën dhe gjuhën e vet në për­hap­jen e mësimeve islame. T’i angazhojë forcat dhe mundë­sitë e veta në ndihmën e fesë së Allahut dhe t’ua mësojë njerëzve hakun dhe t’i ftojë në të.

E treta: T’i përdorë këto forca për kundërvënie ndaj ar­miqve të Allahut dhe t’i zbulojë ata dhe planet e tyre, mu ashtu siç u ka ndihmuar më parë, dhe t’i përgënjeshtr-ojë idetë e armiqve të Islamit. Të bëhet shpatë e ithtarëve të hakut kun­dër ithtarëve të batilit. Si p.sh. nëse ka bindur ndonjë per­son, qoftë edhe në ndonjë tubim të caktuar për lejimin e ndo­një harami, siç është rasti me kamatën, gjoja se ka dobi që e lejojnë, duhet t’i kthehet atij dhe t’ia sqarojë të vër­tetën ashtu siç e devijoi më parë, ashtu që personi ta mohojë atë.

Allahu është më i miri Udhëzues!