Thursday, 23/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ferizaj: Mbyllen 15 lokale të lojërave të fatit


Ferizaj: Mbyllen 15 lokale të lojërave të fatit


ferizaj

Ekipe të Administratës Tatimore të Kosovës kanë mbyllur 15 lokale të lojërave të fatit në qytetin e Ferizajt, në respektim të ligjit të ndryshuar.

Pre e këtyre mbylljeve kanë qenë bastoret sportive, kazinot dhe lojërat e tjera të fatit, të cilat kanë qenë të vendosura afër institucioneve arsimore apo fetare.
Gjatë këtij aksioni, siç raporton KTV, nuk kanë hasur në ndonjë problem nga pronarët e lokaleve. Disa lokale kishin mbyllur aktivitetin e tyre, por pronarët e lokaleve kanë shprehur shqetësimin rreth tërheqjes së pajisjeve nga lokalet e mbyllura.
Mirëpo, kanë hasur në pakënaqësi nga lojtarët, të cilët ishin të shqetësuar me fatin e parave të fituara në lojëra. Zyrtarët e ATK-së kanë bërë të ditur se deri tash janë mbyllur mbi 100 lokale.
Gjatë ditëve në vijim, aksioni do të vazhdojë në qytetin e Prizrenit dhe Gjakovës. Ndryshimi i ligjit për lojërat e fatit erdhi pas një debati të gjatë në Kuvendin e Kosovës./kohaislame/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Prodhimet e Serbisë më të pëlqyerat në Kosovë!

Categories

Archives