Sunday, 24/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Fenomenet shkencore nga historia e djelmoshave te shpelles

Fenomenet shkencore nga historia e djelmoshave te shpelles

Kehf

Në kaptinën e tetëmbëdhjetë kur’anore, El- Kehf (Shpella), janë dhënë përgjigje në disa pyetje që politeistët (jobesimtarët) e Mekës ia bënë Pejgamberit, Muhammedit a.s., në përpjekje që ta testojnë atë.
Një nga pyetjet e tyre ishte: “Kush ishin “banorët e shpellës?”
Jobesimtarëve të Mekës u është thënë se historia e djelmoshave të shpellës është argument i qartë për banorët e ahiretit (botës tjetër), për shkak se Allahu i Plotfuqishëm, ka forcë që të ringjall secilin që Ai dëshiron edhe pas një gjumi të gjatë, siç veproi me djelmoshat e shpellës (të cilët kishin fjetur mbi 300 vjet).
Allahu thotë : “Ne u vumë mbulojë mbi veshët e tyre (i vumë në gjumë) në shpellë për disa vite me radhë” (El Kehf, 11)
Më parë, kemi dëshmuar se shqisa e dëgjimit është fiziologjike, dhe nuk pushon së funksionuari edhe gjatë gjumit (personi që fle zgjohet nga tingujt e afërt).
Kjo për shkak se nervi i tetë kranial (që kalon përmes pjesës së brendshme të veshit) ka dy pjesë: një për të dëgjuar dhe një për ekuilibrim (pozitën dhe lëvizjen e kokës). Në rastin e banorëve të shpellës, funksionet fiziologjike dhe ekuilibrimi i dëgjimit ishin ndërprerë. Për këtë arsye në Kur’an thuhet: “… Ne u vumë mbulojë mbi veshët e tyre” e jo “dëgjimin e tyre”
Edhe funksionet tjera trupore ishin të mbuluara, kështu që edhe pse sytë e tyre i kishin të hapur, ata nuk shihnin.
“Do të mendoje se ata janë të zgjuar, ndërsa ata ishin të fjetur, e Ne i rrotullonim herë në krahun e djathtë e herë në të majtin. Qeni i tyre i kishte shtrirë këmbët e para pranë hyrjes. Sikur të kishe hasur në ta, do të ishe kthyer duke ikur dhe do të ishe mbushur frikë prej tyre.” (Kehf, 18)
E muskujt e tyre nuk lëviznin, edhe pse ata ishin gjallë.
Forma e tyre nuk ka ndryshuar edhe pse kishin kaluar shumë vite. Për shembull, pas zgjimit nuk ishin në dijeni për ndonjë ndryshim.
“Ashtu (sikurse i vumë në gjumë) i zgjuam ata që të pyesin njëri-tjetrin (se sa kanë fjetur). Njëri prej tyre foli e tha: “Sa keni ndejur?” Ata thanë:”Kemi ndejur një ditë ose një pjesë të ditës!” Disa thanë: “Zoti juaj e di më së miri se sa keni ndejur, prandaj dërgojeni njërin prej jush me këtë argjend (monedhë argjendi) në qytet, e të zgjedhë ushqim më të mirë, e t’ua sjellë atë juve dhe le të ketë shumë kujdes e të mos i japë të kuptojë askujt për ju”. ” (Kehf, 19)
Gjendja e tyre, si e tilla, është ruajtura me anë të ftohjes dhe të ashtuquajturit inhibicion të metabolizmit (ndalimin e metabolizmit), i cili në masë të madhe përdoret për qëllime mjekësore, për t’i ruajtur organet e dhuruara (zemrën, veshkat… etj) para transplantimit në trupin tjetër. Prandaj, dielli ngjitet në të djathtë kur lindë, dhe në të majtë, kur perëndon, duke mos i kapluar ata, derisa ata qëndruan në shpellë :
“Dhe ti e shihje diellin, kur lindte bartej prej shpellës së tyre nga ana e djathtë, e kur perëndonte largohej nga ata nga ana e majtë, e ata ishin në një vend të gjerë të saj. Kjo ishte një nga argumentet e All-llahut. Atë që e udhëzon All-llahu, ai vërtet është udhëzuar, e atë që e humb, ti nuk do të gjesh për të ndihmës që do ta udhëzonte.” (Kehf, 17 ).
Pra, të ftohtit në shpellë, dhe mungesa e dritës së diellit, ishin të mjaftueshme për inhibicionin e metabolizmit truporë, ashtu që të ruhen trupat e tyre gjatë kësaj periudhe. Në qoftë se ata vetëm do të flinin, atyre do t’ju duhej ushqimi dhe uji për të mbijetuar, në anën tjetër, pas një kohe të caktuar atyre do t’ju duhej të zgjoheshin për të urinuar. Por, Allahu i Madhërishëm ka ngrirë funksionet e tyre biologjike dhe i ka ruajtur trupat e tyre në formë të gjallë.
Allahu thotë: “Do të mendoje se ata janë të zgjuar, ndërsa ata ishin të fjetur, e Ne i rrotullonim herë në krahun e djathtë e herë në të majtin. Qeni i tyre i kishte shtrirë këmbët e para pranë hyrjes. Sikur të kishe hasur në ta, do të ishe kthyer duke ikur dhe do të ishe mbushur frikë prej tyre.” (Kehf, 18)
Vini re, këtu nuk thuhet: “Do të mendoje se ata janë të vdekur…” sepse shenja se ata janë të zgjuar, ishte lëvizja e syve. Allahu u ka ruajtur sytë e tyre nga verbërimi duke iu mundësuar lëvizjen e syve. Nëse syri mbahet i mbyllur, vjen deri te verbërimi, sepse nervat optikë tërhiqen dhe vdesin.
Në anën tjetër, në qoftë se syri mbahet gjithmonë i hapur, kornea mund të dëmtohet dhe të shkakton verbimin. Sipas kësaj, kjo gjendje tek personat e fjetur do të shkaktonte frikë në qoftë se do t’i shihje ata, as të gjallë e as të vdekur. Ata flinin, por sytë e tyre u lëviznin.
” Do të mendoje se ata janë të zgjuar, ndërsa ata ishin të fjetur… ” (Kehf, 18 )
Ashtu sikurse Allahu ua ruajti sytë e tyre përmes lëvizjeve, Ai gjithashtu ua ruajti trupat e tyre nga dekubitusi përmes rrotullimit:
“…Ne i rrotullonim herë në krahun e djathtë e herë në të majtin… ” (Kehf, 18 )
“…Kemi ndejur një ditë ose një pjesë të ditës…”

Marrë nga libri:
“Fenomeni mjekësor në Kuran”
Sherif Kaf El-Gazal

Categories

Archives