Wednesday, 24/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Femra si bashkeshorte



Femra si bashkeshorte

Islami e nderon femrën edhe si bashkëshorte duke i njohur asaj të drejtat ndaj bashkëshortit sikundër edhe detyrat para tij siç thotë All-llahu: “… Edhe atyre (grave) u takon e drejta sikurse edhe përgjegjësia në bashkëshortësi, e burrave u takon një përparësi ndaj tyre…”(El-Bekare: 228)
Pra, detyrat dhe të drejtat janë të barabarta mes dy palëve vetëm se burrat kanë një shkallë më tepër në përgjegjësi, sepse u takon të mbajnë familjen siç thotë All-llahu i Madhërishëm: “Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase All-llahu ka graduar disa mbi disa të tjerë dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre…” (En-Nisa:34)

Bashkëshortësinë, All-llahu e konsideron si një nga shenjat e Tij, dhe e ngre atë mbi tri baza mbi të cilat mbahet, qetësia shpirtërore, dashuria dhe mëshira. “Dhe nga faktet e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë…” (Err-Rrum: 21)

Islami gjithnjë kujdeset që jeta bashkëshortore të vazhdojë me qetësi e mbarësi, e mos ta cënojë pastërtinë e saj gjë. Por jo çdo gjë që njeriu e dëshiron mund të arrihet. Është ligj jete që të mos ketë probleme e mosmarrëveshje, ndaj Islami ka ligjëruar edhe zgjidhjen me forma nga më të ndryshmet. Por zgjidhja e fundit mbetet ndarja mes çiftit, sepse Islami nuk i detyron të jetojnë nën një kulm, kur e kanë të pamundur. E dikush ka thënë: “E keqja më e rëndë është të rrish me atë që s’është dakord me ty, por as nuk largohet prej teje”.

Islami e këshillon secilin nga bashkëshortët të bëjë durim ndaj tjetrit e mos të jepet pas ndjenjës së urrejtjes, siç thotë All-llahu i Madhërishëm: “…Çoni jetë të mirë me to. Nëse i urreni ato, bëni durim pse ndodh që ndodh që All-llahu të japë shumë të mira në një send që ju e urreni.” (En-Nisa: 19)

  Marrë nga libri: “Mesazhi ynë në epokën e globalizmit” i Dr. Jusuf Kardavit