Friday, 25/5/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Fëmijët e Ademit a.s

Fëmijët e Ademit a.s

Fëmijët e Ademit a.s
Në një transmetim, thuhet se Ademi a.s jetoi një mijë vite. Sipas disa rrëfenjave izraelite, Ademi a.s arriti të shohë katërqind mijë nga pasardhësit e tij. Gjithsesi, këto janë gjëra që, sipas porosisë së Profetit a.s, as nuk i besojmë dhe as nuk i përgënjeshtrojmë. Ne i besojmë asaj që pohon Kurani famëlartë ku thotë:”kurse prej këtyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra.” (Nisa, 1)
Që atëherë filloi njerëzimi të shtohej. Havaja lindi shumë fëmijë. Taberiu thotë se Havaja lindi dyzet fëmijë, në njëzet shtatzani. Në çdo lindje, Havaja lindte dy binjakë, një djalë dhe një vajzë. Fëmija i parë ishte Kabili, motra e të cilit ishte Sulejm. Fëmija i fundit ishte Abdul Mugith, kurse motra e tij binjake Umul Mugith.
Njerëzimi filloi të shtohej dhe profeti i tyre ishte Ademi a.s, i cili u mësonte ligjet dhe normat e fesë. Asokohe të gjithë ishin monoteistë dhe nuk njihej idhujtaria.
Ibnu Hiban transmeton një hadith, se Ebu Dheri e ka pyetur Profetin a.s:”Kush ka qenë i dërguari i parë i Zotit?” Profeti a.s i është përgjigjur:”Ka qenë Ademi.” Ebu Dheri e pyeti:”Ka qenë profet i dërguar?” Profeti a.s iu përgjigj:”Po.”
Ademi a.s ishte profet dhe i dërguar i Zotit. Ai ishte krijuar nga vetë Zoti me duart e Tij fisnike dhe i kishte fryrë nga shpirti i Tij. Ademit a.s i foli Zoti i lartësuar direkt, pa ndërmjetës, siç ka bërë me profetët e tjerë.

Categories

Archives