Thursday, 19/7/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Fëmijë që të lënë pa fjalë! Ja pse…



Fëmijë që të lënë pa fjalë! Ja pse…

Do të ishte vërtet e mrekullueshme që ta shihnim sërish botën me sytë e fëmijëve! Ata mësojnë në mënyrë të vazhdueshme gjëra të reja dhe dalin në ca përfundime, që ne të rriturve nuk do të na i merrte kurrë mendja.

Ajo çka na surprizon më së shumti, janë pyetjet që të vegjëlit na drejtojnë. Nëpërmjet tyre, ata shfaqin një inteligjencë të jashtëzakonshme dhe shpeshherë të lënë pa fjalë.

Në postimet e tyre në rrjetet sociale, prindërit publikojnë herë pas here pyetje nga më të ndryshmet, përmbajtja e të cilave të bësh të qeshësh, por edhe të mendosh thellë. Më poshtë do të listojmë disa prej pyetjeve më të spikatura të fëmijëve, që vetë prindërit i kanë postuar në rrjetet e tyre sociale:

“O ma, kur sëmuret një sirenë, a shkon te doktori apo te veterineri?”
“Nëse fjalët e pista nuk duhen thënë, atëherë pse ekzistojnë ato?”
“Babi, si je ndjerë në ditën e fundit të fëmijërisë?”
“Mami, nëse tani më thua që të rri ulur e të mbyll gojën, atëherë pse më ke mësuar të ec e të flas që në fillim?”
“Mami, kur të plakesh ti, a do të më duhet mua ta bëj punën tënde?”
Pyetje si këto të mësipërmet, por edhe shumë të tjera të ngjashme burojnë natyrshëm nga mendjet dhe zemrat e pastra të fëmijëve. Me gjallërinë dhe pafajësinë që i karakterizon, ata e bëjnë botën tonë më të bukur. /tesheshi.com/





Funny Boy





Categories

Archives