Friday, 20/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Feja Islame merr fronin, katolikët të dytë


Feja Islame merr fronin, katolikët të dytë


Vatikani ka njoftuar se numri i myslimanëve në botë për herë të parë  ka tejkaluar numrin e katolikëve, dhe se Islami është bërë feja më e madhe në botë. Sipas raportit vjetor statistikor të  Vatikanit, Islamin sot e praktikojnë 19.2 për qind të popullsisë së botës, ndërsa 17.2 për qind e deklarohen  si katolikë.

“Për herë të parë në histori  ne nuk jemi më në krye: myslimanët na kanë tejkaluar,” tha Imzot Vittorio Formenti në një intervistë  për  gazetën e Vatikanit “L’Osservatore Romano”.

Imzot Formenti, i cili raportin e  këtij viti është  bazuar në të dhënat nga viti 2006, i cili konsideron  se arsyeja kryesore është shkalla e natalitetit.

“Është e vërtetë se familjet myslimane vazhdojnë të lindin  fëmijë  në numër  të konsiderueshëm, ndërsa të krishterët  kanë gjithnjë e më pak fëmijë,” tha ai.

Megjithatë, krishterimi si një tërësi mbetet religjion kryesor. Nëse përqindjet e bazuara  aplikohen  për popullatën botërore prej 6.5 miliard banor, siç ishte në vitin 2006, myslimanë janë  1.25 miliard, katolikë 1.13, dhe të gjithë të krishterët së bashku 2 150 000 000, çka do të thotë se  përbën  33 për qind e popullsisë botërore.

Sipas Formentit, Amerika Latine mbetet një bastion i katolicizmit, dhe  në kontinentin Amerikan  si një kontinent i tërë jeton 49.8 për qind e të gjithë katolikëve. Sa për Afrikën, kjo është, siç thotë ai, “një burim i madh” për Kishën Katolike, ndërsa Evropa dhe Amerika e Veriut janë duke luftuar për të mbajtur numrin e besimtarëve katolik. Nga shtet e Evropës ,për nga  numri i katolikëve në fund është  Franca, Hollanda dhe Belgjika, ndërsa në Itali është i pranishëm ” pak, shumë i pakt”, thotë Formenti.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Xhelatina e derrit në vaksinë alarmon myslimanët në Skoci

Raporti është bërë në bazë të statistikave të Vatikanit, regjistrimit të vendeve  veq e veq dhe sipas të  të dhënave të OKB-së. Të dhënat u publikuan  në prag të takimit të paralajmëruar midis delegacioneve të myslimanëve dhe të  Vatikanit  në maj ose gusht, i cili do të përpiqet të zgjidh mosmarrëveshjet e hapura në vitin  2006, kur Papa Benedikti citoi një perandor bizantin me pretendimin se Islami për nga natyra është i dhunshëm.kisha

Papa dërgoi përsëri një sfidë për myslimanët kur në prag të festës së Pashkëve  publikisht shfrytëzoi  gazetarin  e njohur mysliman, i cili tha se intoleranca  është karakteristikë e Islamit. Vatikani më vonë u distancua nga qëndrimi i këtij  gazetari.

Secila prej feve ndahet në degë të ndryshme të kulteve  dhe traditave  shkollore. Pra krishterimi ndahet  në  katolicizëm, ortodoks, protestant, orientale ortodoks (Kisha Koptike dhe Ekumenike) dhe asirianët nestorianë.

Myslimanët janë të ndarë në sunitë, shiitë, sufi dhe harixhi, dhe dallimet ndërmjet tyre janë shkaktarë të shpeshtë të konflikteve të ndryshme thuhet në Vatikan , ndërsa transmetojnë mediat e ndryshme botërore./Ismet Azizi/Titulli.com/

image_pdf

Categories

Archives