Thursday, 23/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

FBI do ta përgjojë tërë internetin?


FBI do ta përgjojë tërë internetin?


Sipas revistës Slate, FBI prioritet kryesor të këtij viti e ka krijimin e mundësisë së spiuinimit të databazave të internetit dhe serverëve të emailave në kohë reale, dhe kjo nuk është e tëra, pasi që zyra federale për hetime e SHBA’së gjithashtu ka për synim të përgjojë komunikimet e përgjithshme në internet dhe profilet e njerëzve që e përdorin atë. Natyrisht, krejt këtë duke e bërë në mënyrë ilegale.

Sipas ligjit federal amerikan, i cili ishte miratuar në vitin 1994, dhe i cili njihet si Communications Assistance for Law Enforcement Act , shteti ka të drejtë të instalojë pajisje përgjimi dhe përcjelljeje tek ofruesit e shërbimeve të internetit dhe telefonisë mobile, mirëpo jo edhe të shërbimet e bazuara në internet, si Skype, emaila apo shërbimet tjera të cilat ne sot i përdorim në masë.

Mirëpo, FBI shpreson se kjo gjë do të ndryshojë brenda vitit, dhe me mundësitë e krijuara sipas ndryshimeve në ligj, zyra federale do të ketë qasje në përgjime dhe spiunim në kohë reale në të gjitha produktet dhe shërbimet e internetit, duke përfshirë Dropbox, emailat, lojërat online dhe shërbimet tjera të komunikimit në internet. / Telegrafi /

Një shkrim tjetër i dobishëm  Një autobus-hotel

Categories

Archives