Tuesday, 14/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Fazat dhe karakteristikat e menstruacioneve



Fazat dhe karakteristikat e menstruacioneve

Fazat dhe karakteristikat e menstruacioneve

Menstruacioni i parë (menarha) zakonisht paraqitet në moshën prej 12 deri 13 vjeç. Hulumtimet më të reja, megjithatë, tregojnë se, sot, femrat më herët hyjnë në pubertet. Pesha e madhe është faktor i rrezikut për shfaqjen e pubertetit të hershëm.

Kohëzgjatja e ciklit menstrual. Gjatë vitit të parë deri në dy vite mundet me qenë e ndryshueshme dhe jo e rregullt. Pas kësaj kohe cikli fillon të stabilizohet dhe të zgjas diku rreth 28 ditë. Megjithatë, cikli normal mund të zgjas edhe 20 deri 40 ditë. Mosha është faktor i rëndësishëm për ndryshimet e ciklit. Përafërsisht cikli zgjatë 33 ditë tek fermat më të reja se 21 vjet dhe, 26 ditë tek 40-vjeçaret. Cikli zgjatet në moshën 46 vjeçare dhe mbërrin përafërsisht 31 ditë në moshën 49 vjeçare. Femrat që konsumojnë alkool rregullisht i kanë ciklet më të shkurta, ndërsa femrat me peshë më të vogël dhe ato që merren me sport, më të gjata.

Kohëzgjatja e gjakderdhjes. Gjakderdhja te femrat e moshës së re përafërsisht zgjatë 6-7 ditë. Pas moshës 21 vjeçare gjakderdhja zgjatë 5-6 ditë deri në menopauzë. Megjithatë, vlen të përmendet se rreth 5% e femrave të shëndosha kanë gjakderdhje më të shkurtë se 4 ditë, dhe 5% më gjatë se 8 ditë. Femrat me peshë më të vogël sidomos ato që konsumojnë duhanin gjakderdhin më shumë, ndërsa ato që merren me sport, më pak. Femrat që përdorin spiralen (mjet kontraceptiv) zakonisht kanë gjakderdhje më të gjatë.





Ndërprerja e menstruacioneve. Menstruacionet, natyrisht, ndërpriten gjatë kohës së shtatzënisë. Disa femra vazhdojnë të kenë gjakderdhje jo të rregullta gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë. Gjakderdhjet e tilla mund të jenë kërcënim i dështimit (abortit), prandaj duhet patjetër t’i drejtohen mjekut. Gjatë kohës së gjidhënies femra rrallë mund të ketë ovulim 8 javë pas lindjes. Pas këtij intervali menstruacionet zakonisht rikthehen dhe femra prapë është fertile (mund të mbetet shtatzënë).

Menopauza është ndërprerja e menstruacioneve e cila zakonisht shfaqet diku rreth moshës 51 vjeçare, ndërsa tek femrat që konsumojnë duhanin edhe më herët.





Categories

Archives