Wednesday, 15/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Farat e kungullit



Farat e kungullit

Zinku nga farat e kungullit mbron kockat: Farat e kungullit janë të pasura me zink, i cili në mënyrë të favorshme ndikon në funksionin e prostatës. Në anën tjetër, burrat e moshuar duhet të marrin ushqime të pasura me zink, për shkak se ai vepron pozitivisht në kocka. Edhe pse osteoporoza është më së shpeshti lidhur me gratë pas menopauzës, ajo është një rrezik për burrat më të vjetër, pasi një nga tetë burra më të vjetër se 50 vjet kanë përvojë me thyerjen e kockave për shkak të osteoporozës. Në studimin i cili u ndoq nga 400 meshkuj të moshës 45-92 vjeç, i publikuar në revistën amerikane “Clinical Nutrition”, rezultoi një lidhje e qartë midis konsumit të ulët të zinkut nëpërmjet ushqimit dhe osteoporozës.

Përveç zinkut (17.1 % e nevojave të përditshme ), një e katërta e filxhanit me fara kungulli përmban, 46.1 % të kërkesës ditore për magnez, 28.7 % për hekur, 52% për mangan, 24% për bakër dhe proteina 16.9 %.









Categories

Archives