Sunday, 24/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Fara fenugreek (makthi)

Fara fenugreek (makthi)

makthi
Farat fenugreek posedojnë cilësi terapeutike.
Janë vlerësuar si një nga më të mirat në mesin e erëzave të shumta. Farat e verdha ne ngjyrë kafe janë të njohur për shijen e tyre të hidhur dhe lehtë mund të dallohen nga të tjerat.
Gjithashtu janë konsideruar si një burim i pasur me proteina, kalium, vitaminë C, niacin, kalcium, carotene, fibra, saponin dhe vaj esencial.

Efektet qe perfiton trupi nga perdorimi i fares fenugreek:

1 – Studimet tregojnë se diosgenin në fenugreek mund të luajë një rol të rëndësishëm në frenimin e disa llojeve të kancerit.
2 – Ul nivelin e kolesterolit
3 – Parandalon kundër kancerit të zorrës së trashë
4 – Rregullon nivelet e sheqerit në gjak
5 – Ndihmon ne rritjen e flokëve dhe frenon rënien e tyre.
6 – Terapi e shkëlqyer për nje lëkurë të thatë
7 – Përmirëson tretjen.
8 – Pasi jane bere shumë studime farat fenugreek jane konsideruar si një nxitëse, për të rritur potencen seksuale tek meshkujt.
9 – Ndikojne dhe ne rritjen e gjoksit tek gratë dhe për të rritur rrjedhjen e qumështit, e cila e bën këtë barishte shumë popullor në mesin e nënave me fëmijë në gji.
10 – Forcojne floket.

Perdorimi i farave fenugreek.
1 -Keni probleme me lukthin?
1 luge te vogel (kafes) te fares fenugreek e bluani dhe e perzieni me nje luge (gjelle) mjalt, perdorimi 2-3 here ne dite para buke.

2- Keni probleme me diarren, menopauzen etj?
Pini cajin me farat fenugreek 2 here ne dite para se te hani ushqimin.
Pergaitja:
Ne nje gote uje qe e kemi valuar, shtojme 1 luge (kafeje) me farat fenugreek. e mbulojme dhe e lem te pushoj 10-15 min’, me pas kullojeni dhe e embelsoni sipas deshires me mjalte.

3 – Per problemet me kollen dhe astmen:
Pihet nje gote ne dite nga caji me bimen e fenugreek
1 luge e (mesme) me bimen pervelohet ne nje gote uje te valuar, pihet nje here ne dite.

Shenim: Bima e fenugreek mund të shkaktojnë kontraktimet te mitrës, këshillohet që, gratë ne 3 mujorin e pare te shtatzanise të shmangin bimen fenugreek në çdo formë.

Categories

Archives