Thursday, 19/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Fara e zezë,(habet sevda) – shërim për shumë sëmundje!!!


Fara e zezë,(habet sevda) – shërim për shumë sëmundje!!!


fara e zeze nigella s
Fara e zezë është bimë njëvjeçare, që rritet deri në 30 cm. Me kërcell të drejtë dhe me degëzime e gjethe te holla, me lule blu në të përhirtë, me bishtajë dhe fara të dhëmbëzuara.
Vendi i saj është Azia Perëndimore dhe ajo kultivohet në shumë zona të Azisë dhe të Detit Mesdhe, për farat e saj të cilat mblidhen kur piqen.
Farat e bimës kanë një përbërje vaji të qëndrueshëm (melanitin) prej 40% dhe rreth 1.4 % vaj të avullueshëm.
Vaji i farës së zezë përmban një numër acidesh yndyrore bazë.
Fara e zezë përmban lëndë Nigellone, e cila është një lloj antioksiduesi natyral, si dhe Glutathione. Fara e zezë përmban gjithashtu acid Arginine.

Pejgamberi ynë, Muhamedi (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Me të vërtetë, kjo fara e zezë është shërim për çdo sëmundje, përveç helmueses.” Aisha tha: “Ç’është helmuesja?” Pejgamberi tha: “Vdekja!” [Trans. Buhariu].

Mjeku i lashtë grek, Destordhiris (ka jetuar në shekullin e parë pas lindjes së Isait alejhi selam), thotë: “Farat e farës së zezë përdoren si ilaç për dhimbjet e kokës, gripit, dhembjet e dhëmbëve dhe krimbat e stomakut. Ato përdoren shumë edhe si nxitës urinimi, nxitës menstruacionesh dhe shtues të qumështit tek nënat gjidhënëse.”

Mjeku i njohur arab, Ibën Sina (Avicena – vdekur në vitin 428 Hixhri), në librin e tij të shumënjohur “Statuti i mjekësisë”, thotë:
“Shuneza (fara e zezë) është bimë e hidhët që ndalon gëlbazën, pastron kanalet e frymëmarrjes, shpërbën gazrat dhe fryerjet e barkut, pastron në maksimum. E përzierë me uthull ajo shërben si ilaç për puçrrat laktike, duke i lyer ato. Ajo shpërbën tumorët flegmatikë dhe të ngurtë.
Po kështu, e përzierë me uthullën, ajo përdoret për plagët flegmatike dhe për zgjeben e qelbëzuar.
Fara e zezë bën dobi për ftohjen, veçanërisht e bluar dhe e ruajtur në enë të bërë me fije liri. Ndihmon në dhimbjen e ftohtë të kokës, duke lyer ballin. Nëse lihet në uthull për një natë, pastaj bluhet dhe i jepet të sëmurit për ta nuhatur me hundë, i bën dobi nga dhembjet kronike të kokës. Ajo vret krimbat e barkut, qoftë edhe vetëm me lyerjen e barkut mbi kërthizë.
Nxit menstruacionet duke u përdorur disa ditë, dhe pihet e përzierë me mjalt dhe ujë të nxehtë për gurët në veshka dhe në fshikëzën e urinës.”
Një mjek tjetër i njohur arab, Daud el Antaki, thotë: “Përdorimi i farës së zezë çdo mëngjes, të skuqur bashkë me rrush të thatë, skuq lëkurën dhe e pastron atë. Pluhuri i saj ndërpret hemorroidet me ngrënie dhe lyerje. Nëse skuqet me vaj ulliri dhe pikohet vaji në vesh, shëron nga mosdëgjimi, sidomos me yndyrën e farës së jeshile. Tymi i saj largon parazitët. E përzierë me ujin e bimës Colocynth dhe të bimës Wormwood largon parazitët e barkut duke e lyer barkun mbi kërthizë…”

Janë bërë disa kërkime shkencore për të vërtetuar se fara e zezë ka veti antikancerore dhe forcuese të sistemit imun i cili mbron organizmin nga mikrobet dhe viruset e ndryshme.

Mjekët e specializuar në bimët natyrale këshillojnë për përdorimin e farës së zezë ashtu si është, duke e bluar dhe e përdorur menjëherë pas bluarjes dhe jo të lihet e bluar, sepse vaji avullues që ajo përmban, avullon shpejt dhe kështu i ikin të gjitha vetitë shëruese. Kurse vaji i farës së zezë që ekziston sot ka më pak veti kuruese që mund të përmenden, sepse ai është vetëm vaj i qëndrueshëm, kurse vaji i avullueshëm ka avulluar gjatë fabrikimit të tij.
Fara e zezë e bluar mund të përdoret e përzierë me mjalt, apo duke e tretur në ujë apo në qumësht. Ky është përdorimi më i mirë i farës së zezë.
Mënyra më e thjeshtë për marrjen e farës së zezë është duke vendosur një lugë nga fara e zezë në një pjatë me kos lope ku shtohet edhe vaj ulliri. Kjo është pjata më e dobishme e mëngjesit dhe e mbrëmjes.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Keshilla profetike per perdorimin e nigella satives

Përdorimi i farës së zezë për sëmundje specifike: 
1. Dhimbje koke ose migrena: 
Marrja e dozës orale dhe aplikim në ballë ose në pjesën me dhimbje. Të largohet nga ngrënia e tepërt e ëmbëlsirave. 

2. Sëmundjet reumatizmale: 
Marrja e dozës orale ditore dhe aplikim në pjesët me dhembje dy herë në ditë për rreth tre muaj. 

3. Diabeti: 
Marrja e dozës ditore orale dhe një gotë çaji ‘santonica’ të zier. 

4. Imuniteti i fëmijëve: 
Marrja e dozës orale ditore për tre muaj. 

5. Çlirim për sëmundjet e hundës: 
Tri luge çaji çdo ditë për një javë si dhe masazh për pjesët e sëmura. 

6. Ulja e kolesterolit në gjak: 
Marrja e dozës orale ditore dhe largimi nga ngrënia e yndyrave (për efekt të uljes së peshës). 

7. Kontuzionet dhe plegjite: 
Marrja e dozës orale ditore dhe masazh i pjesës së dëmtuar për pesëmbëdhjetë minuta dy herë në ditë. 

8. Stomaku dhe ulçera: 
Marrja e dozës orale ditore, kufizimi i të ngrënit të ëmbëlsirave dhe frutave agrume(limonit, portokallit, mandarinave etj). Këshillohet testimi i hormoneve tiroide dhe masazh i jashtëm dhe ngrënia e shegës bashkë me lëkurën e saj të brendshme. 

9. Në raste ftohjeje, marrje fryme, kollë: 
Në një gotë uji me çaj dhe sheqer hidhet një lugë kafe vaj fare të zezë dhe pihet para se të bini në gjumë dhe vendoset dhe një kompresë e ngrohtë në kraharor; qetësohesh menjëherë. 

10. Për kurimin e infeksioneve të zemrës dhe ngushtimin e venave: Pihet vazhdimisht vaji me çfarëdo pije të nxehtë. Kjo ndihmon në shkrirjen e yndyrave, zgjerimin e damarëve dhe arterieve. 

11. Për sëmundjet e lëkurës dhe lebrozës: 
Lyhet vendi i prekur nga sëmundja me uthull molle dhe më pas lyhet me vajin e farës së zezë për 15 ditë. 

12. Për kurimin e rasteve të dobësisë seksuale:
Nevojitet 200 gr kokërr fare të zezë të shtypur (pluhur), 50 gr vaj ulliri, 100 gr dylli të shtypur (dyllë peme mashkull), 50 gr vaj fare të zezë, 50 gr vaj xhirxhiri (sallatë arabe, në anglisht rocket ose eatercress) si dhe 200 gr mjaltë i pastër. Këto përzihen mirë së bashku dhe përgatesa përdoret një lugë kafeje pas çdo vakti. Kjo kurë kthen aktivitetin edhe nëse je në moshë të thyer. 

*Veçoritë e vajrave acidik të pangopur:
Ndihmojnë metabolizmin e trupit
Nevojiten në rritjen, zhvillimin dhe rinovimin e qelizave
Ndihmojnë në zhvillimin e hormoneve dhe në formimin e një sistemi nervor dhe hormonal-mbrojtës të shëndetshëm
Pengojnë shtimin e substancave që dërgojnë sinjale alergjike
Ndalojnë qelizat mbrojtëse (imunitare) të punojnë më shumë se ç’duhet
Kolesterolin në gjak e kthejnë në nivelet normale
Pengojnë bllokimin e damarëve duke rregulluar strukturën e tyre dhe njëkohësisht shpejtësinë e qarkullimit të gjakut
Ulin tensionin dhe reduktojnë rrezikun e ashpërsimit të damarëve dhe infarktit në zemër
Ndihmojnë në përmirësimin e shpejt të plagëve
Trupi i njeriut nuk i prodhon këto vajra dhe është i detyruar t’i marrë nga jashtë
1 gram nga vaji i farës së zezë është i mjaftueshëm për nevojat ditore

Doza normale e përdorimit Për të rritur: Një lugë çaji në mëngjes dhe një në mbrëmje, ose 2-3 kapsula në ditë
Për fëmijë nën 8-vjeç: Gjysma e sasisë së lartpërmendur

image_pdf

Categories

Archives