By November 1, 2012 9 Comments Lexo më shumë →

Fara e zeze -Nigella Sativa – Habet sevda

Vaji Habe Seude është antibiotik kundër viruseve dhe mikrobeve dhe gjithashtu gjëndet në të një lëndë antikancer e cila quhet karotinë dhe në të ka disa hormone të cilat ndihmojnë në rritjen e fuqisë seksuale dhe janë aktivizuese.

Përdorimi i këtij vaji sjell urinimin e shpeshtë gjë që ka të bëjë me pastrimin e sekrecioneve.
Gjithashtu përdoret për të trajtuar gjëndje të lëkurës si ekzemën dhe qelbëzimet si dhe për të trajtuar siptomat e ftohjes. Vaji Habe Seude përmban enzima që ndihmojnë në tretjen e ushqimit. Në të gjenden qetësues dhe stimulant të cilat aktivizojnë funksionin e mëlçisë, është i dobishëm për sëmundjet e kraharorit, të stirilitetit dhe rregullues për trupin. Vaji Habe Seude përmban elemente vepruese me dobi të shumta, në të gjendet: Fosfat, Hekur, Fosfor, Karbohidrate dhe antibotikë shumë të fortë kundër çdo lloj mikrobi. Tani është zbulur se vaji Habe Seude rrit imunitetin e trupit dhe kjo i jep mundësi trupit të luftojë sëmundjet.
Ebu Hurejra {Allahu qoftë i kënaqur prej tij} thotë: Se i Dërguari i Allahut Muhamedi {paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të} ka thënë: “Përdorni rregullisht këtë farë të zezë,{Habe Seude} sepse ajo përmban në vete ilaç për çdo sëmundje përveç vdekjes”. Bukariu, 10/121; Muslimi, 2215Vaji Habe Seude është antibiotik kundër viruseve dhe mikrobeve dhe gjithashtu gjëndet në të një lëndë antikancer e cila quhet karotinë dhe në të ka disa hormone të cilat ndihmojnë në rritjen e fuqisë seksuale dhe janë aktivizuese. Përdorimi i këtij vaji sjell urinimin e shpeshtë gjë që ka të bëjë me pastrimin e sekrecioneve.
Gjithashtu përdoret për të trajtuar gjëndje të lëkurës si ekzemën dhe qelbëzimet si dhe për të trajtuar siptomat e ftohjes. Vaji Habe Seude përmban enzima që ndihmojnë në tretjen e ushqimit. Në të gjenden qetësues dhe stimulant të cilat aktivizojnë funksionin e mëlçisë, është i dobishëm për sëmundjet e kraharorit, të stirilitetit dhe rregullues për trupin. Vaji Habe Seude përmban elemente vepruese me dobi të shumta, në të gjendet: Fosfat, Hekur, Fosfor, Karbohidrate dhe antibotikë shumë të fortë kundër çdo lloj mikrobi. Tani është zbuluar se vaji Habe Seude rrit imunitetin e trupit dhe kjo i jep mundësi trupit të luftojë sëmundjet.

 

Analizat laboratorike

Vaji i kokrrës së zezë { Nigella Sativa}, përmban përqindje të lartë aminoacidesh [linoleik acid], acid ky me veti të transformuara si më poshtë:
– Ndihmon sistemin imunitar dhe rrit kapacitetin e rezistencës ndaj dhimbjeve, – ndihmon në uljen e kolesterolit në gjak nëpërmjet sekretimit të tij me jashtëqitje si dhe me rrugë të rishpërndarjes nga gjaku tek indet – rrit efektivitetin e fibrinit dhe ndërton qeliza të shëndosha nervore – shton spermatozoitët – rrit fuqinë e tyre si dhe kohëzgjatjen e koagulimit [mpikjes] – mban në mënyrë konstante imunitetin e lëkurës – është mjet i rëndësishëm për të ndërtuar yndyrën e qelizave nervore,
– përdoret si ushqyes plotësues dhe mbështëtës natyral për sistemin imunopneumatik dhe si trajtues natyral për shumë sëmundje veçanërisht të atyre që vijnë si rrjedhojë e dobësimit të sistemit imunitar [hipodimenisë] – ndihmon në tretjen të taijtjes së pamjaftueshme të tëmthit – nxit taitjen e acidit urik – ndihmon funksionin e shpretkës që të punojë sa më mirë – ndihmon në shërimin e migrenës – ndihmon forcimin e vitalitetit të organizmit – është kundër rraskapitjes – përmirëson imunitetin e organizmit posaçërisht në gjëndjen e sëmundjes dhe ato rekovaleshente – është kundër kallove – përmirson tretjen dhe apetitin – ul temperaturën e trupit – ëhtë kundër diaresë – është kundër sëmundjeve bakteriale, rrajcore dhe virusale, menjanon dhimbjen e kokës [hipotenziv] – është kundër gjakderdhjes [epistaksit dhe hemofiljes] – është kundër sëmundjeve kancerogjene – mjekon sëmundjen e livirzës – pakëson nivelin e sheqerit në gjak – nxit taijtjen e qumështit tek gjidhënëset, rregullon hormonet e rritjes – ul kolesterolin në gjak etj.
Këto acide shpërbëhen në trup dhe japin këto efekte:
1. Prostaglandin PGE 1; përgjegjës për kontrollin e acarimeve dhe aktivizimin e qelizave imunitare T dhe B. Gjithashtu aktivizon punën e globilit imunitar IGE, pakëson sekretimin e Histaminës dhe të lëndëve që shkaktojnë alergji.
2. Prostaglandin PGE 2; luan rol vendimtar në kontrollimin e acarimeve pneumonale [në mushkëri] dhe përgjatë sistemit të frymarrjes. Ndihmon në trajtimin e asmës dhe bronkitit si dhe normalizon tensionin e gjakut.
Vaji i kokrrës së zezë është i pasur me vlera ushqyese që përmbajnë proteina dhe vlera minerale të ndryshme. Ky produkt nuk përmban gjëra të shtuara por është 100% natyral. Farat e farës së zezë {Habe Seude} të cilat janë të një cilësie të lartë janë kompresuar në laborator të ftohtë dhe sipas kushteve të sakta të të ushqyerit. Duke ruajtur të gjithë përbërësit e tij, pa ndryshuar strukturën e tij kimike.

[b]Përdorimi

Ti o njeri që kërkon të gëzosh gjithnjë shëndet duhet të këmbngulësh në përdorimin e farës së zezë. Rëndësia e farës së zezë {Habe Seude} është e madhe e pikërisht për këtë duhet të bëhet shoqërues gjatë jetës tënde që të ruash shëndetin ashtu siç na ka porositur Profeti {paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të} i cili nuk flet nga mëndja e tij. Allahu thotë në Kur’anin Famëlartë:”Dhe ai {Muhamedi} nuk flet nga mendja e tij. Është vetëm Shpallje që i frymëzohet”. Sure En-Nexhm: 3-4
Doza e këshilluar: Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e vajit të farës së zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë dhe më pas hidhet një lugë e madhe mjaltë. Mbasi përzihet mirë pihet kështu për çdo ditë. Do të japi rezultat me ndihmën Allahut të Madhëruar sepse pa lejen e Allahut nuk ndodh asgjë në tokë dhe në qiej.
Ajo që çdo besimtar duhet të kuptojë është se ky ilaç nuk është gjë tjetër veçse një sebep (shkak) për të shëruar këto sëmundje sepse është Allahu i Madhëruar Ai që shëron.

 

Posted in: Fara e zezë

9 Comments on "Fara e zeze -Nigella Sativa – Habet sevda"

Trackback | Comments RSS Feed

  1. Berat says:

    Ku mundem ta gjej ket produkt

    • F.Sab. says:

      Es selamu alejkum we rahmetullahi we berekatuhu,

      Vella i dashur dhe i nderuar fara e zeze eshte nje fare e cila ndryshe quhet nigella sativa apo habet sewda, anglishte quhet black seed dhe kjo bime nga e cila merret farat rritet ne shtetet e lindjes se mesme dhe ka treguar veti te medha sheruese ne aspektin shkencor dhe gjithashtu na eshte udhezuar nga Islami qe ta perdorim. Kete mjet sherimi munde ta gjeni neper Librari Islame ne qytetet tuaja afer Xhamive kryesore. Munde ta gjeni ne forme te kokrrave, vajit, pluhurit , sapunit apo shamponit.
      Per te marre te dhenat se ku ndodhen disa nga librarite islame kliko linkun:
      http://mjeksiaislame.com/category/librari-islame/

      Me rrespekt i juaji : Dr. Abdurrezak J. Sabedini

  2. Ela says:

    a mund te perdoret per femijet ne moshen 2 vjecare?nese po ne cfare doze?

    • F.Sab. says:

      Es selamu alejkum we rahmetullahi we berekatuhu,

      Moter e nderuar dhe e cmuar per femijet nen moshen te pakten 3 vjeqare nuk preferohet pasi sistemi imunitar nuk eshte ende i konsoliduar mire, andaj nuk preferohet. Ndersa femijet prej moshes 3 vjeqare munde te perdorin 3 pika ne lengje ndersa femijet prej moshes 5 vjeqare munde ta perdorin gjysmen e dozes se te rriturve.

      Me rrespekt i juaji: Dr. Abdurrezak J. Sabedini

  3. V.Islami says:

    Pershendetje,deshta te informohem rreth menyres se perdorimit te vajit te fares se zeze,si ta perdori per puçrra qe me jane lajmruar ne kokë,a duhet ta pi vajin sikurse e keni pershkruar menyren e perdorimit me larte apo ne ndonje menyre tjeter?

  4. rina says:

    Pershendetje !
    Desha te di a mund te perdoret per dhimbje te kokes konkretisht pet migren kronike me aure. Nese po si duhet te perdoret?
    Ju faleminderit

  5. luljeta says:

    ku mund te blehet edhe sa kushton

  6. ceeti says:

    Kunder Renjes se Flokut si duhet te perdoret pasi qe ti bejsh me limon ti lajsh e ti teresh sa duhet te mdash wajin e fares se zez n kok?

  7. diamanti says:

    e dim se nuk perdoret per femijet e nen moshen 5 vjeqare , por a mund ta perdorim vetem ne pjeset e trupit dmthn ne menyr siperfaqesore psh. per puqerat ne shputen e femijeve

Post a Comment