Tuesday, 22/8/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Fara e zezë (el habbetu es sevda)

Fara e zezë (el habbetu es sevda)

Fara e zezë

Kjo është bimë e zakonshme e zezë e familjes së grunajave, kërcelli i së cilës rritet nga 40 deri 60 cm. Kjo bimë ka gjethe të ndara mirë dhe lule të kaltra.

fara e zeze

Nga ato dalin fara të zeza të vogla kënddrejta, të cilat njihen gjithashtu si farë e bekuar ose farë e zezë.

Kjo bimë është përdorur para më shumë se dy mijë vjetëve.

Ebu Hurejre, r.a., ka treguar se i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., ka thënë: “Përdorni rregullisht këtë farë të zezë, sepse ajo përmban në vete ilaç për çdo sëmundje, përveç vdekjes.”

Egjiptasit e vjetër e kanë njohur dhe e kanë përdorur farën e zezë, të cilën, në papiruset e tyre, e kanë përshkruar si farë botanike mjekësore. Romakët e kanë njohur gjithashtu këtë farë dhe e kanë quajtur farë koriandere greke dhe e kanë përdorur si plotësues dietetik.

Nga kjo bimë nxirret vaj i posaçëm i cili përdoret për përgatitjen e preparateve mjekësore. Ai përdoret edhe kundër bronkitit dhe kollës, ndihmon në rritjen e tonusit të trupit, vepron si tonik digjestiv, ndal gogësimën, pakëson thartirën e lukthit, stimulon tajitjen e urinës, zbërthen gazrat, nxjerr parazitët jashtë zorrëve, mënjanon lukodermën, përdoret te disa alergji të lëkurës, fashit mukusin e nxehtë që rikthehet në çdo katër ditë, zbërthen obstruksionet, stimulon ciklin menstrual, rrit taitjen e qumështit nga gjoksi i nënës dhe mund të shkaktojë rrjedhjen intensive të qurrave.

Hedhja e disa pikave të vajit të kësaj bime në kafe qetëson sistemin nervor dhe ndihmon të sëmurët me kollë të keqe, kollë të thatë, astmë dhe me probleme të frymëmarrjes. Pirja e vajit të papërzier ose të pazbutur të farës së zezë mund të shkaktojë acarim dhe të shumtën e rasteve e ngacmon traktin tretës.

Në Kannunin e tij (Enciklopedi mjekësore), Ibn Sina pohon se fara e zezë vepron si mjet për nxjerrjen e këlbazës, stimulon energjinë trupore dhe ndihmon rehabilitimin pas lodhjes dhe plogështisë.

Vënia e pudrës së prodhuar nga fara e zezë në një napë dhe përthithja e saj ndihmon zakonisht në zvogëlimin e pasojave të rrufës së zakonshme. Shokët e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.s., e kanë pasur zakon që të vinin 21 kokrra të farës së zezë në një pëlhurë (napë) liri. Gjatë natës e futnin në ujë dhe në mëngjes hidhnin nga një pikë të kësaj tretësire në secilën vrimë të hundës. Kjo ndihmon në lirimin e mbylljeve në hundë dhe kundër dhembjeve të ftohta të kokës.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Keshilla profetike per perdorimin e nigella satives

Fara e zezë mund të jetë e dobishme në disa sëmundje të nxehta dhe të thata, siç është konjuktivitisi (inflamacioni i cipës së syrit), me ç’rast kombinimi i sasisë së kufizuar të farës së zezë me ilaçet e tjera mund të ndihmojë depërtimin e tyre të shpejtë.
Lëngu i farës së zezë ndihmon në shërimin e çrregullimeve abnormale të menstruacioneve (amenorea) dhe vështitësive menstruale (dysmenorea), i mbyt skrrajat e zeza dhe mund të ndihmojë abortin njësoj sikurse që përdoret gjatë etheve rekurente, paralizës dhe hemorroideve. Lëngu i zier i farës së zezë mund të zhvillojë kontraksionet (tkurrjet) e mitrës pas lindjes.

Fara e zezë ndihmon gjithashtu zvogëlimin e djersitjes dhe mënjanon njollat në lëkurë. Pirja e lëngut të farës së zezë të bluar dhe të ëmbëlsuar me mjaltë, mund të ndihmojë në tretjen e gurëve në tëmbël dhe në veshkë.

Kremi i farës së zezë stimulon gjithashtu rritjen e mjekrrës dhe mund të pengojë zbardhjen e flokëve. SI fasho në kokë, fara e zezë mund të lehtësojë dhembjen e kokës. Shpërlarja e gojës me lëngun e farës së zezë të përzier me uthull ndihmon forcimin e dhëmbëve dhe të mishit të dhëmbëve, si dhe lehtëson dhembjen e kokës. Futja e tretësirës së farës së zezë të bluar në ujë zvogëlon vajin intensiv të foshjnave të posalindura.
Pjekja e farave të zeza, e pastaj bluarja e tyre dhe zbutja në çfarëdo vaji bimor, dhe hedhja e tre-katër pikave të kësaj tretësire në secilën vrimë të hundës liron sistemin e përgjithshëm të ftohjes dhe mbylljet e hundës që shoqërohen nga teshtitje intensive.

Vërtet, dobitë mjekësore që i përmban fara e zezë janë të shumta dhe për t’u njohur duhet të studiohen veprat e mjekëve të njohur. Nuk duhet të merret më shumë se dy dramë në ditë që pihen me ujë. Por, disa mjekë pohojnë se ngrënia intensive e farës së zezë mund të shkaktojë vdekjen.

Përgatiti: Fexhrie Kaçiu

Categories

Archives