Saturday, 25/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Falu…edhe pse !?


Falu…edhe pse !?


falu vone

Falu…edhe pse !?

Falu…edhe pse mëkatet të kanë mbuluar…
Falu…edhe pse pija e droga të kanë shkatërruar…e
Falu…edhe pse ke vrarë e masakruar…
Falu…edhe pse ke vjedhur e dhunuar…
Falu…edhe pse dikur ke mohuar…
Falu…edhe pse për pak nga imani je larguar…
Falu…edhe pse çdo gjë të është rënduar…
Falu…edhe pse djalli çdo të keqe të ka hijeshuar…
Falu…edhe pse për këtë farefisi të kanë përulur e nënçmuar…
Falu…edhe pse të kanë fyer apo lënduar…
Falu…se më lartë se ata do jesh para Allahut të Lartësuar…
Falu…edhe pse ndihesh i vetmuar…ti prapë…
Falu…se Allahu pendimin ka për ta pranuar…
Falu…se në krah do kesh gjithmonë…Allahun e Madhëuar…
Falu… edhe nëse ke pasur apo ke një jetë të helmuar,
Falu… se ato janë sprova që Allahu të ka sprovuar,
Falu… dhe pendohu e kërko mëshirë,
Falu… se kete e deshiron Allahu nga robi i Vet i mirë,
Falu… se namazi është shpëtimi yt,
Falu… edhe nese ke pas gjynahe deri në fyt,
Falu….se namazi te pastron,
Falu…se namazi nga te keqijat dhe te shemtuarat te largon,
Falu…se namazi imanin ta forcon,
Falu… se nga zjarri i Xhehnnemit vetem ai te shpëton…!

Falu…se vdekja ta kaplon dhe tanime do jete vone per ty.

Pështati: Hoxhë Valdet Kamberi

Një shkrim tjetër i dobishëm  Milingona

Categories

Archives