Tuesday, 28/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Falje gjaqesh ne xhamine e Shipolit ne Mitrovice


Falje gjaqesh ne xhamine e Shipolit ne Mitrovice


falja_xhakut_mitroNjë ngjarje humane ka ndodhur të premten në xhaminë e Shipolit në Mitrovicë, të mbushur përplot me besimtarë, përkatësisht në kohën e faljes së namazit të xhumasë, me ç’rast familja Morina nga Mitrovica i fali gjakun e djalit familjes Kajtazi nga fshati Suhodoll, shkruan mitrovicatoppress.

“E fali gjakun për hatër të Allahut”, ka thënë axha i të vrarit, Kadrush Morina.

Ndërkaq, imami i kësaj xhamie, Fatmir Latifi, i cili kishte ndërmjetësuar për faljen e gjakut, tha se ka akoma burra të cilët respektojnë vlerat e shqiptarisë.

“Ky gjak u fal për hatër të Allahut, për hatër të dëshmorëve, familjeve të të zhdukurve dhe të gjithë shqiptarisë. Lutem që kjo të jetë vrasja e fundit ndërmjet shqiptarëve”, ka thënë mes tjerash Latifi, dhe shtoi se duke fal njëri tjetrin, Allahu fal të gjithë neve.

Ndryshe, vrasja kishte ndodhur para 10 ditëve, pas një përleshje në mes të disa të rinjëve, ku si pasojë e përdorimit të mjeteve të mprehta, një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Ushtria serbe keqtrajton banorët e Konçulit

Categories

Archives