Tuesday, 21/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Falja e gabimtarëve dhe shëndeti

Falja e gabimtarëve dhe shëndeti

“Për ata që ruhen prej gjynaheve të mëdha e mbrapshtive dhe që, kur i zemëron dikush, falin” (Shura:37)

Shpërblimi për të keqen është i njëjtë me atë të keqe. Por, atë që falë dhe pajton, e pret shpërblimi i Allahut. Ai, në të vërtetë, nuk i do të padrejtët.” (Shura: 40).

Sipas hulumtimeve bashkëkohore, shkencëtarët amerikanë kanë pohuar se ata që janë në gjendje të falin janë më të shëndetshëm në trupin dhe shpirtin e tyre.
Këtë hulumtim e ka kryer dr. Frederik Luskin, i doktoruar në Psikologji shëndetësore dhe këshillim në Universitetin e Stanfordit në ShBA, i cili së bashku me ekipin e tij studiuan 259 njerëz që jetonin në qytetin e San Franciskos. Hulumtimi tregoi se njerëzit që mësojnë të falin ndjehen shumë më mirë jo vetëm emocionalisht por edhe fizikisht.
Sipas tij falja është recept i dëshmuar për shëndet dhe lumturi, ajo promovon gjendjet pozitive të mendjes, siç janë: shpresa, durimi dhe vetëbesimi njëkohësisht duke zvogëluar zemërimin, vuajtjen, depresionin dhe stresin. Nga ana tjetër zemërimi ndaj personit shpie deri te efekte të konsiderueshme fizike, si rritja e kolesterolit, tensionit të gjakut, etj. vështirëson të menduarit e qartë, rriten emocionet negative dhe çrregullohet balanca e tyre emocionale.
Në një studim tjetër ku janë përfshirë 1500 njerëz, është treguar se depresioni, stresi dhe sëmundjet mendore janë të pranishme shumë më pak te njerëzit fetarë sesa te ata jofetarë dhe këtë rezultat Dr.Herbert Benson, kardiolog amerikan e ka lidhur me mënyrën se si feja e inkurajon “faljen e të tjerëve” dhe thotë: “…Ekziston një fiziologji e faljes, nëse ti nuk fal, ajo do të gëlltisë ty.” Sipas një artikulli të titulluar “Zemërimi është armiku i zemrës”, zemërimi është shumë i dëmshëm për zemrën dhe sipas rezultateve ai rrit për disa herë rrezikun e sulmit (atakut) në zemër.
Kërko jetë të shëndetshme duke ua falur të tjerëve.Të gjitha hulumtimet e mundshme tregojnë se zemërimi është gjendje psikike e cila seriozisht dëmton shëndetin e njeriut. Në anën tjetër, falja është një aspekt i moralit të lartë, e cila zhduk të gjitha efektet e dëmshme të zemërimit dhe ndihmon individin të shijojë një jetë të shëndetshme, fizikisht dhe psikologjikisht.

Megjithatë ky virtyt fisnik (i lartë) nuk është lehtë që të arrihet. Por, gjithmonë duhet të kihet parasysh se qëllimi i vërtetë i faljes nga ana e muslimanit duhet të jetë – ashtu si edhe në çdo gjë tjetër – arritja e kënaqësisë së Zotit, Allahut subhane ve teala.

Shkruar nga: Jehona Kamberi Telqiu

Categories

Archives