Saturday, 18/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Falënderoji ziliqarët e tu!



Falënderoji ziliqarët e tu!

lule

Falënderoji ziliqarët e tu!

dr. Aid El-Karni

Trashanikët dhe mendjelehtët e shanë Krijuesin e Madhnuar, e shanë Njëshin që s’ka tjetër pos Tij, atëherë vallë, çfarë mund të presim unë edhe ti, e ne të tjerët që shumë shpejt rrëshqasim në grackat e gabimeve e të mëkateve?!!





Ti në jetën tënde, do të përballesh me luftëra, gjuajtje e kërcënime të mbushura plotë kritikë e urrejtje, plotë mllef e inat, përderisa ti krijon, përpilon, ndërton, përpiqesh, mundesh, ngritesh e zhvillohesh, e nuk kanë për të heshtur e qepur gojën ziliqarët, derisa ti të largohesh prej tyre!

I uluri mbi Tokë nuk rrëzohet, e njerëzit nuk e shqelmojnë qenin e ngordhur, e dije o vëlla se, ziliqarët e tu, nuk të urrejnë ty e të dëshirojnë të të hanë, për tjetër gjë, vetëmse ti, u ngrite me moral, me edukatë, me dituri, me pasuri, popo.. ti për ta je si një mëkat i madh sa kodra, që s’të falet dot kurrë për atë të zezë që ua bëre, e për këtë që u bëre nuk ka për të patur kurrë pendesë për ty, vetëm nëse, ti i braktisë avantazhet, talentet, aftësitë e tua, e të zhvishesh nga çdo cilësi dhe virtyt i mirë, e në fund, të mbetesh një zero kubik, frikacak, i pavlerë dhe përtej stërvinës! Kjo është o vëlla ajo që dëshirojnë ziliqarët nga ti, pikërisht… por ti, qëndro i fortë, qëndro Uhud, qëndro si shkëmb i heshtur, mbi të cilin pëlcasin e krisen kokrat e breshit, e shkëmbi… qëndron përsëri shkëmb!
Përktheu: Agron Islami





Categories

Archives