Thursday, 27/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Faktorët e lumturisë shpirtërore

Faktorët e lumturisë shpirtërore

lumturia

Faktorët e lumturisë shpirtërore – Imam Ibën Kajimi

1- Faktori më i madh që sjell hapje të gjoksit dhe lumturi shpirtërore është Teuhidi
Lumturia shpirtërore e njeriut do të jet në varësi të përsosjes,fuqisë, dhe shtimit të teuhidit
Sa më të përsosur e të fuqishëm që njeriu ta ketë Teuhidin ,aq më të hapur do ta ketë gjoksin dhe aq më tepër do të ket kënaqësi shpirtërore.
Allahu i Lartësuar thotë:’’ A është njëlloj si ai që Allahu ia ka hapur kraharorin për të pranuar Islamin, duke qenë kështu në dritën e Zotit të vet, (ashtu edhe ai që e ka zemrën të mbyllur ndaj besimit?!) Prandaj, mjerëata që e kanë zemrën të pandjeshme, kur përmendet Allahu! Njerëz të tillë janë në humbje të qartë!.’’ Ez zumer 22 .
Kësisoj udhëzimi dhe teuhidi janë ndër faktorët më të mëdhenj të hapjes së kraharorit,ndërsa politeizmi dhe humbja janë ndër faktorët më të mëdhenj të shtrëngimit dhe ngushtimit të kraharorit.

2-Drita që Allahu hedh në zemrën e Robit, pra drita e Imanit
Drita e Imanit e hap dhe e zgjeron gjoksin dhe e mbush zemrën me gëzim.
Nese kjo dritë nuk gjendet ne zemrën e robit, ajo ngushtohet dhe shtrengohet, ajo bie në burgun më të ngushtë dhe më të vështirë.

3- Faktori i tretë është dija
Dituria e hap gjoksin dhe e zgjeron atë,duke e bërë ndoshta, shpirtërisht edhe më të gjerë sesa dunjaja ; ndërsa padituria shkakton ngushtim,kufizim dhe izolim në zemër.
Sa më e gjerë të bëhe dija e njeriut,aq më i hapur dhe më i gjerë bëhet krahrori i tij.
Nuk është fjala për qdo lloj diturie por për dijen e trashiguar nga i dërguri i Allahut.
Pikërisht zotëruesit e kësaj dijeje jan njerëzit me gjoksin më të hapur, njerzit më zemërgjërë,njerëzit me sjelljen më të mirë.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Llojet e leximeve dhe ndikimi i tyre në zemrën e njeriut

Autor: Imam Ibën Kajimi
Burimi: Zad el Mead
Përktheu: Lirim Sadiku

Tags:

Categories

Archives