Wednesday, 26/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Facebook prezanton butonin “unfollow”

Facebook prezanton butonin “unfollow”

Rrjeti social “Facebook” ka zëvendësuar butonin “Hide All” me një buton të ri “Unfollow” që lejon përdoruesit që të bllokojnë mesazhet dhe postimet e miqve të përzgjedhur.Sikurse butoni para këtij, i jep përdoruesve alternativën  e bllokimit të asaj çfarë disa njerëz postojnë pa i ofenduar ata duke i fshirë nga lista e miqve.

facebook

Alternativa e re të ndalon të jesh i lidhur me atë individ në rrjet social pa i informuar . Ky buton i ri i lejon të kenë një sulm pasiv.

Mos e bëni asnjëherë këtë : Për ta demonstruar këtu mund ta gjeni butonin “unfollow” i cili të lejon të mos i shihni shokët në ‘të rejat” në “facebook”.

Kjo nënkupton se ju jeni ende shokë por postimet e atij individi nuk do të paraqiten te “ të rejat “ tuaja.

Qëllimi i këtij ndryshimi është t’i lejojë njerëzit të kontrollojnë se çfarë duan të shohin ,i ka treguar “Facebooku” “Reuters” .

Rrjeti më i madh social po largon vazhdimisht gjëra të cilat përdoruesit e saj nuk duan t’i shohin sidomos reklamat apo postimet e një individi të caktuar.

“Facebook” e ka lansuar butonin e ri të hënën.

Butoni “unfollow’’ është afër butonit “like” apo afër butonit “friends” i cili do t’i mundësojë përdoruesve t’i bllokojnë postimet.

The button mund të përdoret duke klikuar te menyja anash postimeve të shokut tuaj në “të rejat”.

Kur klikon në të postimi i përzgjedhur dhe gjithçka që poston ai person do të bllokohet dhe nuk do të mund ta shihni më.

”Facebook” këmbëngul në atë se nuk ka të bëjë me një sulm pasiv por me rregull.

Qëllimi i këtij butoni është që përdoruesit e rrjetit të kujdesen për “të rejat “ e tyre dhe të shohin vetëm përmbajte për të cilat janë të interesuar, i tha një përfaqësues i rrjetit social “Facebook”, “NBC News”.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Laborator fluturues për studimin e motit

Categories

Archives