Tuesday, 24/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Facebook me dizajn të ri, gjatë javës!

Facebook me dizajn të ri, gjatë javës!

facebook design

Gjatë kësaj fundjave, rrjeti më i madh social në botë Facebook.com ka ftuar gazetarët e mediave më të mëdha botërore në një ngjarje ekskluzive në të cilën thuhet se do të prezantohet dizajni i ri i faqes.

 

Ngjarja e cila mbahet më 7 mars, përveç kohës dhe vendit nuk jep shumë detaje rreth temës për të cilën do të fliten, apo ndonjë imazh të dizajnit të ri të faqes.

Mirëpo, sipas disa burimeve jo-zyrtare të cilat pohimet e tyre i kanë bazuar në funksionin e ri të Facebook, motorin e kërkimit Graph Search, thuhet se krejt ngjarja do t’i kushtohet dizajnit të ri të listës së postimeve dhe lajmeve që përdoruesin kanë në faqet e tyre brenda rrjetit social, dhe se dallimet më të vërejtshme do të jenë në madhësinë e fotografive që postohen në rrjetin social, më shumë hapësirë në ngjyrat bardh e kaltër, ndërsa dizajni i ri pritet të shfaqet edhe në aplikacionet e saj mobile për të gjitha platformat mobile, transmeton BW.

Sipas Mashable, Facebook do të sjell dizajn të ri edhe të Timeline, ku ndryshimet më të mëdha do të jenë në radhitjen e informatave të përdoruesit, paraqitja e historikut të profilit, si dhe ndërrimin e lokacionit dhe kohës në fotografinë e profilit të secilit përdorues.

Burimi:mesazhi.com

Një shkrim tjetër i dobishëm  Miliona përdorues e “braktisin” Facebook-un

Categories

Archives