Tuesday, 28/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Facebook Home sjell dizajn të ri në Android


Facebook Home sjell dizajn të ri në Android


Kritikët e Facebook nuk duhet të befasohen nga ngjarja ekskluzive të rrjetit social e cila mbahet sot, dhe në të cilën kompania do të prezantojë versionin e ri, shumë elegant dhe unik të aplikacionit të saj për sistemin operativ Android, si dhe modelin e ri të telefonit të cilin thuhet se Facebook e ka quajtur First.

Ndërfaqja e re e Facebook e dedikuar për Android, Home, tashmë është prezantuar nga faqet e rëndësishme të industrisë si TechCrunch dhe AndroidPolice, të cilat kanë arritur të marrin pamjet e para të softuerit dhe modelit të ri të telefonit të shumë pritur të rrjetit më të madh social në botë.

Dizajni i ri aplikacionit të dedikuar për Android, Facebook Home tashmë është prezantuar jo-zyrtarisht nga Android Police, dhe në të paraqiten funksionet e aplikacionit dhe mënyra se sit ë njëjtat paraqiten në telefonin e Facebook.

Nga aq sa është parë deri më tani, Facebook Home përfshin estetikë minimale, me shumë fokus në fotografi në ekran të plotë. Dhe natyrisht se në menynë kryesore janë funksionet primare të Facebook. Me siguri se të pasionuarit pas Facebook do ta pëlqejnë risinë e sjellë nga rrjeti i tyre i preferuar social. / Telegrafi

Një shkrim tjetër i dobishëm  iPhone i ri mund të jetë 31% më i shpejtë se iPhone 5

Categories

Archives