Friday, 21/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Exhinët – Kush janë exhinët ?

Exhinët – Kush janë exhinët ?

exhinet
Exhinët janë krijesa të Allahut, janë të obliguar me nënshtrim ndaj Allahut subhanehu ve teala.

Çështja e exhinëve është e ngjashme me atë të njerëzve. Janë krijuar për t’u sprovuar ashtu siç na njofton Allahu i Madhërishem në Kur’an. Në ajetin Kur’anor Allahu i Madhërishëm thotë:

I Cili ka krijuar vdekjen dhe jetën, me qëllim që të provojë kush nga ju është më i miri në vepra. Dhe Ai është i Gjithëfuqishmi, gjithnjë Falësi i Madh. ( El Mulk, 2 )

Trupat e tyre (Exhinëve) nuk shihen nga ana e njerëzve, ndërsa ata i shohin njerëzit. Argument për këtë është ajeti Kur’anor:
Vërtetë ai dhe shoqëria e tij ju sheh, ndërsa ju nuk i shihni. Ne i kemi bërë shejtanët miq të atyre që nuk besojnë. ( EL-A’raf, 27 )

Exhinët shpërblehen për punët dhe veprat e tyre, janë të krijuar për ta adhuruar Allahun ashtu sikurse krijesa njeri. Në lidhje me këtë thotë Allahu i Madhërishëm në Kur’anin fisnik:
Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë. ( Edh-Dharijat, 5,6 )

Allahu u dërgoj exhinëve edhe pejgamber. Në lidhje me këtë thotë:

O grumbull i xhinëve dhe i njerëzve! A nuk ju erdhën nga mesi juaj të dërguar t’ju rrëfejnë argumentet e Mia dhe t’ju tërheqin vërejtjen për takimin tuaj në këtë ditë? Ata thonë: “Dëshmojmë kundër vetvetes”. I pat mashtruar ata jeta e kësaj bote dhe ashtu (të detyruar) dëshmuan kundër vetvetes se me të vërtetë e refuzonin (të vërtetën ,ishin pabesimtar). ( El Enam, 130 )

Gjithashtu Allahu i Madhërishëm në një ajet tjetër Kur’anor thotë:(Përkujto) Kur disa prej exhinëve i drejtuam te ti që ta dëgjojnë Kur’anin dhe kur u ofruan dhe e dëgjuan atë, thanë: “Heshtni!” dhe kur u krye, u kthyen te populli i vet dhe e këshilluan. ( El Ahkaf, 29 )

Exhinëve u ka ardhur shpallja Kur’anore ashtu siç i erdhi njeriut. I dërguari i fundit Muhammedi alejhis-selam është pejgamber dhe i dërguar edhe tek exhinët. Në lidhje me këtë Allahu thotë:
Thuaj: “Mua më është shpallur se një grup i vogël nga exhinët i vuri veshin dhe dëgjoi (Kur’anin) dhe (kur u kthyen te të vetët) thanë: “Ne kemi dëgjuar një Kur’an që mahnit, që udhëzon në të vërtetën, andaj ne i besuam atij dhe Zotit tonë, kurrsesi nuk do t’ia shoqërojmë më askë”. ( El Xhinn, 1,2 )
Muhammedi alejhis-selam thotë:

Në Medinë ekziston një grup i exhinëve që janë bërë muslimanë, andaj kushdo që shikon ndonjë gjarpër (në shtëpi) duhet t’i urdhërohet tri herë të dalin prej saj. Nëse ndonjëri prej tyre edhe pas kësaj lajmërohet, duhet mbytur ngase ai është shejtan. ( Transmeton Imam Muslimi)

Abdullah Ibën Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të ka lexuar këtë pjesë Kur’anore:

Një shkrim tjetër i dobishëm  Lutja per ta gjetur sihrin (magjine)

Të tillët (zotat) që këta po lusin (pos Zotit), vetë ata (zotat e tyre) kërkojnë afrimin (te Zoti i vërtetë) (El Isra, 57) . Pastaj e citoi hadithin e pejgamberit alejhis-selam ku thotë:

Kam shkuar te një grup njerëzish nga arabët, të cilët adhuronin një grup exhinësh, pastaj exhinët e pranuan islamin dhe njerëzit nuk e diktuan fare hyrjen e tyre në islam. (Transmeton Imam Muslimi)

Pra ,nga exhinët ka muslimanë, besimtarë që e adhurojnë dhe i përulen vetëm Allahut simbas urdhërave të fesë së pejgamberit tonë, Muhammedit alejhis-selam. Exhinët jane të mëshirshëm njëri ndaj tjetrit. Pejgamberi alejhis-selam thotë:

Allahu ka njëqind mëshira, një prej tyre e ka zbritur tek exhinët dhe njerëzit, shtazët dhe insektet. Me atë, një mëshirë të zbritur nga ana e Allahut, ata mëshirohen në mes vete dhe mallëngjehen për njëri-tjetrin. (Transmeton imam Muslimi)

Prej exhinëve është nga një shoqërus (karin) për çdo njeri. Ata nuk janë muslimanë, përveç shoqëruesi (karini) i Muhammedit alejhis-selam. Pejgamberi alejhis-selam thotë:

Nuk ka asnjë nga ju përveçse e ka një shoqërues (karin) i cili vazhdimisht e shoqëron njeriun, e i cili është nga exhinët. Shokët i thanë : a edhe ti o i dërguar e ke një të tillë? Pejgamberi alehis-selam tha: po, edhe unë, përveçse, mua më ndihmoi Allahu dhe shoqëruesi (karini) im e ka pranuar islamin dhe më urdhëron veç në të mira. ( Transmeton imam Muslimi)

Exhinët nuk kanë ndikim tek robërit e Allahut të cilët janë të veshur me petkun e përulshmërisë, devotshmërisë dhe nënshtrimit të plotë ndaj Allahut xhel-le shenuhu. Argument për këtë është fjala e Allahut ku thotë:

Në të vërtetë ti nuk do të kesh aspak forcë mashtruese mbi robët e Mi përveç atyre të cilët të ndjekin ty në të gabuarën nga Gavunët (mosbesimtarët, mohuesit, të humburit). (El Hixher, 42)

Në një ajet tjetër në lidhje me këtë thotë Allahu i Madhëruar:
Vërtetë, ai (shejtani) nuk ka kurrfarë fuqie kundër atyre që besuan dhe i janë mbështetur Zotit të tyre. ( En Nahl, 99)
Gjithashtu, Allahu i Madhëruar thotë:

Në të vërtetë, ti nuk ke kurrfarë fuqie ndaj robërve të Mi. Mbrojtja e Zotit tënd është e mjaftueshme (për ata). ( El Isra, 65 )

Pra, nuk ka rrugë tjetër dhe të sigurtë për të shpëtuar njeriu nga ndikimi dhe devijimi i shejtanit përveç me besim të plotë në Allahun dhe pasimin e rrugës së Tij, mbështetjen e plotë tek Ai për çdo çështje, e ata që ecin në këtë rrugë, për ta Allahu ka garantuar mbrojtje dhe shpëtim.

Përktheu: Musli Zymberi

Categories

Archives