Wednesday, 29/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Exhinët janë mukel-lefë (të obliguar sikurse njerëzit)


Exhinët janë mukel-lefë (të obliguar sikurse njerëzit)


Exhinët përmënden në burimet e Sherijatit dhe u përshkruhen detyra dhe obligime, ashtu sikurse edhe njerëzve.Ata obligohen me norma juridike të Sherijatit dhe ndaj tyre (normave) duhet të jenë të nënshtruar.Allahu (subhanehu ve teala )thotë:

??? ???????? ???????? ????????? ?????? ?????????? ?????? ???????? ?????????? ?????????? ??????? ???????????????? ?????? ?????????? ?????? ???????? ????????? ????? ?????????? ????????????? ?????????? ?????????? ??????????? ????? ??????????? ????????? ???????? ??????????

”O grubmull i exhinëve dhe njerëzve! A nuk ju erdhën nga mesi juaj të dërguar t’ju rrëfejnë argumentet e Mia dhe t’ju tërheqin vërejtjen për takimin tuaj në këtë ditë? Ata thonë:’Dëshmojmë kundër vetvetes’.I pat mashtruar ata jeta e kësaj bote dhe ashtu (të detyruar) dëshmuan kundër vetvetes se me të vërtetë e refuzonin (të vërtetën).”(En’am:130)
Komentatorët e Kur’anit dhe juristët e Sherijatit,siç janë Fahrudin Er-Razi,El-Kadi Abdul-Xhebar,Es-Subki dhe të tjerë,konsiderojnë se exhinët janë të obliguar me dispozitat dhe normat e Islamit.
Ibn Kethiri dhe të tjerët kanë shënuar nga Abduëëah ibn ,Mes’udi se Pejgamberi(salallahu alejhi ve selem) derisa ishte në Meke u patë sahabëve:”Kush do të kishte mundësi të merr pjesë në takimin me exhinët i cili do të mbahet sonte?”.
Thirrjes iu pergjigja vetëm unë.Dolëm në skaj të Mekes dhe Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) shënoj në tokë me këmbë e më vëndosi në vëndin e shënuar.U largua dhe filloi të këndonte Kur’an.Papritmas u paraqit një grumbull i madh i zi në të cilën u humb edhe Pejgamberi i Allahut(salallahu alejhi ve selem),kështuqe nuk munda më të dëgjoi as zërin e tij.
Kur filluan të shkojnë,shkëputeshin prej asaj grupe sikur pjesë të mjegullave dhe deri në mëngjes,kur mbaroi me ta,mbeti vetëm një grupë.M’u afrua dhe më pyeti:”Ç’u bë me këtë grupë?”
Thashë:’’Ja ku i ke, o i Dërguar i Allahut!’’
Ai pastaj u dha ushqim (të hanë): eshtra (kocka) dhe bagël (të fëlliqt e kafshëve).Mandej i urdhëroj njerëzit që të mos shfrytëzojnë eshtrat dhe baglën për pastrim (pas kryerjes së nevojës).

Një shkrim tjetër i dobishëm  Kur muslimanet ishin te kapur pas Kuranit?

Categories

Archives