Wednesday, 29/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Evropa do ta ndalojë synetin e fëmijëve


Evropa do ta ndalojë synetin e fëmijëve


evropa syneti

Plani për të ndaluar bërjen synet të fëmijëve mysliman ka ngjallur zemërim tek myslimanët në Evropë, vecanërisht te turqit që jetojnë në Gjermani. Syneti, i cili konsiderohet si praktikë fetare tek myslimanët, por edhe te cifutët, pritet të ndalohet përmes një rezolute të miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKE).
Pasi APKE miratoi planin e propozuar nga një deputete gjermane, Marlene Rupprecht, Turqia nuk hezitoi të kritikojë vendimin. Ambasadorja e Turqisë në APKE, Nursuna Memecan, tha se rreth 4 milion turq që jetojnë në vende të ndryshme në Evropë, vecanërisht në Gjermani, janë duke u provokuar përmes mësaj mase të papërgjegjshme, të rrezikshme dhe provokuese.
Rezoluta u miratua me 77 vota për dhe 19 vota kundër. Raporti gjithashtu thekson se fëmijët nuk mund të bëhen synet para moshës 14 vjeçare dhe pa pëlqimin e tyre. Rezoluta thotë gjithashtu se syneti duhet të kryhet nga profesionistë të kualifikuar, konkretisht kirurgët, e që paraqet një goditje kundër mjekëve të pakualifikuar për këtë ndërhyrje të thjeshtë. /mesazhi/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Fillon ndertimi i xhamise ne Slloveni

Categories

Archives