Sunday, 22/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Evropa shndërron kishat në xhami

Evropa shndërron kishat në xhami

Lindja e Mesme është me plot Kisha të shndërruara në vende islame, sikur Emevitë në Damask, Ibn Tulun në Kajro dhe katedralja Shën Sofija në Stanboll.

xhamia

Një profeci e trishtuar e shkrimtarit Emile Cioran dikur, e hedhur si  ogurzezë për Europën thotë: “Francezët nuk do të zgjohen deri sa Notre Dame të bëhet një xhami”.

Kjo tani është një realitet. Por ndryshe nga Lindja e Mesme, ku vendet jo myslimane u shkatërruan, ose qëndruan nën trysni, në Evropë ky proces është vullnetare.

Kisha e Saint-Eloi në rajonin francez të Vierzon do të bëhet së shpejti një xhami. Dioqeza e Bourges ka vënë në shitje kishën dhe një organizatë muslimane,”Shoqata e Marokenëve” ka bërë ofertën më të mirë për blerjen e saj.

Kisha e Saint-Eloi është e vendosur në një zonë të banuar nga turqit dhe marokenët. Ky është “de-kristianizmi” i Evropës, i cili është duke ndjekur natyrshëm me islamizimin e saj gradual dhe rritjen e anti-semitizmit.  Nga 27.000 banorë që jetojnë në qytetin e Vierzon, vetëm 300 prej tyre vizitojnë kishën një herë në javë.

Në dekadën e kaluar, peshkopët katolikë francezë, formalisht kanë mbyllur më shumë se 60 kisha, shumë prej të cilave janë të destinuara për t’u bërë xhami,  hulumtim ky i  kryer nga gazeta La Croix, transmeton ekuiliber.

Sipas një raporti të fundit të Qendrës për hulumtime  të SHBA-ve (US Pew Center) , Islami  tashmë është  “feja me  rritje më të shpejt në Evropë”, ku numri i muslimanëve është trefishuar gjatë 30 viteve të fundit. Një e treta e të gjithë fëmijëve Evropian do të lindin në familjet muslimane deri në vitin 2025.

Për të kuptuar këtë proces historik, duhet  për të parë numrin e kishave të konvertuara në xhami.

Një shkrim tjetër i dobishëm  2 javet e hixhames ne Zvicer

Në Holandë, më shumë se 250 ndërtesa ku katolikët, luteranët dhe calvinistët janë lutur për shekuj me radhë, kanë ndryshuar pronarët. Ashtu sikur xhamia Fatih Camii në Amsterdam, e cila dikur ishte një kishë katolike. Ose kisha e S. Vincentius, e cila ishte vënë në shitje së bashku me stola, me kryqe dhe llambadarë. Sot, më shumë se gjysma e popullsisë holandeze është “buitenkerkelijk”, që do të thotë pa përkatësi fetare, ndërsa  numri i katolikëve ka rënë për 70%.

4,400 ndërtesa të kishave mbeten në Holandë. Çdo javë, dy prej tyre mbyllin dyert e tyre përgjithmonë. Një sinagogë në Hagë u kthye në xhaminë al Aksa.

Islami tani konsiderohet si feja më e praktikuar në Holandë.

Në Duisburg, Gjermani, janë mbyllur  gjashtë kisha katolike. Në Marxloh, vetmja kishë që mbijetoi më gjatë është  ajo e Shën Pjetrit dhe Palit, e cila u mbyll  në fund të vitit 2012. Në Gjermani janë mbyllur 400 kisha.

Komuna e Antwerp në  Belgjikë, propozoi që të transferohen  kishat bosh në xhami. Por të përmendin një rast, kishat suedeze të Shën  Olfos janë përdorur nga ana e myslimanëve. Xhamia kryesore në Dublin është një ish kishë Presbyteriane.

Skandinavia jeton të njëjtën dukuri.

Në Angli janë mbyllur 10 000 kisha nga viti 1960, deri në vitin 2020 do të mbyllen edhe 4 000 kisha tjera, ndërsa është parashikuar që të hapen mbi 1 700 xhami të reja.

Shtatë emrat më të përdorur për fëmijët në Bruksel janë Muhamed, Adam, Rajan, Ajoub, Mehdi, Emine dhe Hamza./ekuilibër/

Categories

Archives