Thursday, 30/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Euphrasia officinalis


Euphrasia officinalis


Euphrasia officinalis

EUPHRASIA OFFICINALIS.

Eufrazia eshte bime barishtore me kercell te thjeshte, te vetmuar te drejte. Lulet zhvillohen ne maje te degeve velin ne vere-vjeshte kane ngjyre violet, ose te bardhe me nje njolleze te verdhe ne brendesi te kurores. Gjendet ne Shqiperi, ne livadhe e kullota, qe nga zonat e ulta deri ne ate subalpine.
Perdoret e gjithe bima me gjithe rrenjet. Shkulet nga korriku ne shtator . Perdoret per te kuruar syte dhe per te permisuar shikimin. Perdoret kunder lodhjes se syve, kunder irritimit, si dhe kunder ndjeshmerise se tepruar te syve ndaj drites. perdoret vecanerisht me shume sukses kunder qeskave qe krijohen poshte syve, me kalimin e moshes.

Perdoret ne forme infuzi, 10g bime te thate ne nje liter uje pasi te kete valuar 1-2 min ftohet dhe perdoret per shplarje dhe kompresa. Forme tjeter marrim 5 g bime te thate eufrazie, i bashkojme me 5 gr lule livandoje, me 5 gr petale trendafilash te kuq, dhe me 5 gr petale karafili. I perziejme mire kater bimet e mesiperme, marrim 1 luge gjelle nga perzierja ,e ziejme 1 min ne 250 ml uje, e heqim nga zjarri dhe e leme ne qetesi 30 min. Me kete bejme lavazh syve disa here ne dite kuron qeskat poshte syve. Kura e jashteme iu sherben te gjithe miopeve dhe vecanerisht femijeve me shikim te dobet. Rezultatet jane te mira sidomos nese perdorim dhe per pirje nje filxhan caji ne dite pervec shplarjeve dhe kompresave.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Misvaku
Tags:

Categories

Archives