Sunday, 23/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Etapat e krijimit te njeriut

Etapat e krijimit te njeriut

 

Ky libër (The Developing Human, Clinicially Oriented Embryology) është manual shkencor që është bazë në shkencën e mjekësisë botërore. Është përkthyer në tetë gjuhë. Autori i tij është prof. Keith Moore .Kur në Amerikë u formua një komision për të zgjedhur librin më të mirë në botë të shkruar prej një autori, ky libër u zgjodh më i miri. U takuam me autorin e këtij libri. Atij i treguam shumë vargje kur’anore dhe thënie të Muhammedit a.s. të cilat kanë të bëjnë me fushën e specializimit të tii, me shkencën e embriologjisë. Ai u pajtua me ato që i treguam. Pastaj i thamë:Prof. ju në librin tuaj keni përmendur Mesjetën, keni thënë se në atë kohë shkenca e embriologjisë s’ka qenë e zhvilluar dhe se është ditur shumë pak mbi të. Në kohën kur tek ju mbizotëronte errësira e Mesjetës, në gadishullin arabik u shpall Kur’ani i shenjtë. Muhammedi a.s. njerëzve u transmetoi fjalën e Zotit. Veç të dhënave të tjera shkencore, në Kur’an gjejmë edhe përshkrimin e përpiktë të krijimit të njeriut dhe etapat në të cilat kalon embrioni. Profesor, ju jeni shkencëtar me famë botërore, pse nuk u treguat objektiv dhe t’i shkruanit këto të vërteta në librin tuai ?!
– Ai u përgjigj: “Faktet janë tek ju, na i ofroni ato.”
Ne iu përgjigjëm kërkesës së tij. Profesori e mbajti fjalën dhe u tregua i guximshëm dhe kështu në ribotimin e tretë ai i vendosi citatet kur’anore. Ky botim është përkthyer në tetë gjuhë dhe është shpërndarë në mbarë botën.Këtë e lexojnë shkencëtarët më me emër që zotërojnë gjuhët: angleze, ruse, kineze, japoneze, gjermane, italiane, portugeze dhe boshnjake. Pra, dijetarët e mëdhenj, që flasin këto gjuhë, tani i lexojnë shtesat e bëra nga doktor Keith Moore, në këtë ribotim.
Profesor Mur, në librin e tij me titull “Shekujt e Mesjetës”, veç të tjerash shkruan: “Përparimi i shkencës në Mesjetë, ishte shumë i ngadalshëm, dhe në lidhje me shkencën e embriologjisë pothuaj se nuk dihej asgjë. Ndërkaq në Kur’anin famëlartë, librin e shenjtë të myslimanëve, përmendet se njeriu krijohet nga përzierja e tajiteve të mashkullit dhe femrës.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Keni dëgjuar për Faraonin e Egjiptit që jetoi shekuj më parë?… Historia e trupit të tijë në vitin 1981 në Francë

Në Kur’an ka shumë vargje, ku aludohet në atë se njeriu krijohet nga një pikë sperme dhe tregohet se ajo vendoset në mitrën e femrës si një farë gjashtë ditëshe. Është i njohur fakti se veza e fekonduar, pasi ka filluar të ndahet, fillon të zhvillohet 6 ditë pas fekondimit.Kur’ani i shenjtë thotë gjithashtu se sperma zhvillohet dhe bëhet gjak i ngjizur, që në gjuhë arabe përshkruhet me fjalën “alakah”. Veza e fekonduar, pasi ka filluar të ndahet, i, pëmgjan shushunjës dhe në këtë etapë mund të shihet forma e embrionit.

Allahu i madhëruar në Kur’an thotë:
“Ai u krijoij uve në barqet e nënave tuaja, kiijim pas krijimi, në tri errësira.” (Ez Zumer6)

E atyre që u është dhënë dija, e dinë se kjo që të është shpallur nga Zoti yt, është e vërtetë dhe udhëzon në rrugën e të Gjithëfuqishmit dhe të Lavdëruatit.” (Sebe, 6)

Tags:

Categories

Archives