Monday, 25/9/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

A është sunnet që bashkëshorti të lozë me gruan dhe ta ledhatojë atë para marrëdhënieve seksuale?

A është sunnet që bashkëshorti të lozë me gruan dhe ta ledhatojë atë para marrëdhënieve seksuale?

A është sunnet që bashkëshorti të lozë me gruan dhe ta ledhatojë atë para marrëdhënieve seksuale?

sunet mardhenie intime

Mjekja Ikram Tal’at, thotë: ”Marrëdhëniet seksuale në mes bashkëshorteve i përfshinë të gjitha llojet e prekjeve ledhatuese në mes bashkëshortëve.
Marrëdhënia e plotë seksuale i përfshinë tri etapa:

– Paraloja dhe argëtimi të cilat psikologjikisht e përgatisin gruan për marrëdhënie seksuale;

– Ndezja e dashurisë së ndërsjellë dhe emocionet që arrihen me prekje dhe me puthje;

– Vetë akti i marrëdhënieve seksuale që fillon me hyrjen e organit seksual të mashkullit në organin gjenital të gruas dhe zgjatë deri në përfundim.”

Këtu duhet të përmendim se paraloja është sunnet, sepse Shejhul Islam Ibën Kajjimi, thotë: ”Ajo që i paraprinë marrëdhënieve seksuale është lozja me gruan, puthjet dhe thithja e gjuhës, sepse i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka lozur me bashkëshortet e tij dhe i ka puthur ato.”

Në bazë të gjithë kësaj, duhet të tregojmë se paraloja është fara e dashurisë, qetësimi i zemrës, rehatia e shpirtit, aktivitet i trupit dhe lind besimin e njërit bashkëshort ndaj tjetrit.

Marrë nga libri: ”Çfarë keni dashur të dini e që nuk keni mundur të pyesni për jetën bashkëshortore në Islam.”
Me autorët: Shejh Nasiruddin Albani, Istanbuli dhe Vedad Lut.
Përgaditi: Katade

Një shkrim tjetër i dobishëm  Katër gjëra e lodhin trupin
Tags:

Categories

Archives