Saturday, 22/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

A eshte obligim martesa ?

A eshte obligim martesa ?

martesa
Pyetja:

Esselamu alejkum dua të dij se a është farz martesa? Allahu ju shperbleft.

Përgjigja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Dispozita e islamit për martesën varet nga gjendja financiare dhe trupore e personit.

Fillimisht martesa është sunet i pejgamberit s.a.v.s, dhe ndonjëher për dikend bëhet farz (vaxhib) martesa, ndonjëher ndokujt i bëhet haram, mustehab (e pëlqyer), mekruh (e urrejtur).

Martesa bëhet obligim (Farz-vaxhib) për muslimanin në kohën nëse ai frigësohet se do të bie në amoralitet (zina), në këtë rast atij i obligohet martesa.

Kurtubiu (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Nuk ka dyshim se martesa i obligohet atij i cili ka mundësi për tu martuar dhe frigësohet për vetën e vet që mos po bie në amoralitet”

Pra martesa bëhet obligim për njeriun i cili frigësohet se do ti bëj mëkat Allahut të Madhëruar edhe vetëm me shikim, prekje, puthje të femrave apo amoralitet.

Duke shikuar gjendjen tonë të sotme ku jan përhapur fitnet (sprovat) e femrave, themi se në kohën tonë martesa është obligim pë rata që kan mundësi pasi që kjo është mënyra më e mirë që një besimtar apo besimtare ti ruhet harameve.

Martesa bëhet haram, për ata të cilët nuk kan mundësi ti kryejn obligimet e tyre ndaj gruas së tij apo për grat të cilat nuk kan mundësi ti kryejn obligimet e tyre ndaj burrave të tyre. Mundësi është për qëllim, mundësit financiare (dhe kjo vlen vetëm për burrat sepse ata e kan për obligim mbajtjen e familjes), dhe mundësi seksuale.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Gënjeshtar Pesë Yjesh

Martesa është mustehab (e pëlqyer), për ata të cilët kan mundësi të martohen dhe nuk frigësohen nga rënia në amoralitet (zina).

Martesa bëhet Mekruh (e urejtur), nëse njeriu nuk ja jep hakun gruas aq sa duhet, pra i kryen obligimet e tij që i ka ndaj gruas së tij si obligimet financiare e edhe seksuale, mirëpo hakun që e ka ajo nuk ja jep të plot si përshembull një person i cili është çdo her i zanun me punë, apo udhëton shum dhe e len gruan e tij në shtëpi.

Nëse në fillim burri i tregon gruas me të cilën dëshiron të martohet se është i zën shum me punë apo udhëton shum etj, dhe nëse ajo pranon atëherë nuk e ka mekruh të martohet.

Eroll Nesimi

Tags:

Categories

Archives