Tuesday, 17/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

A eshte mekat te ndahemi nga prinderit pasi qe te martohemi?

A eshte mekat te ndahemi nga prinderit pasi qe te martohemi?

lule

Pyetje:

Selam Alejkum. A eshte mekat te ndahemi nga prinderit pasi qe te martohemi? Allahu ju shperblefte!

Pergjigje

Kur burri martohet, ai formon familje te re ndaj te ciles ka detyrime ashtu si edhe ndaj prinderve kur ata jane te moshuar dhe nuk kane njeri tjeter qe t’i mbaje. Nuk eshte mekat qe te ndahesh nga prinderit kur martohesh, madje gruaja ka te drejten qe te kerkoje banese te vecante qofte edhe me qira, por qe te jete banesa e saj ku mund ta beje jeten e qete dhe ku te edukoje e qete femijet e saj dhe te burrit te saj, dhe ajo nuk ka asnje lloj detyrimi ndaj njerezve te burrit pervec nese ben dicka si bindje ndaj burrit dhe per kenaqesi te tij, apo si miresi nga vetja e vet dhe me deshiren e vet, por jo me detyrim. Kurse vete burri eshte ai qe ka detyrime ndaj prinderve te vet nese ata jane ne nevoje per te, me aq sa ai te mundet. Keto gjera duhet te behen te qarta ne vendet tona, ku ende zoterojne zakonet e bera nga njerezit dhe ku ciftet e reja te sapomartuara apo edhe ato te martuara prej vitesh vuajne per shkak te ketyre zakoneve nderkohe qe e gjithe kjo vuajtje nuk eshte e nevojshme, por thjesht per shkak te zakonit apo te qefit te dikujt prej familjes duke shkelur te drejtat e te tjereve, e ne kete rast te gruas dhe femijeve te djalit, i cili ka formuar tashme familje te re, ndaj te ciles ka detyrime, madje qe i kalojne ato ndaj prinderve, sic eshte edukimi dhe rritja, kurse ndaj prinderve ka detyrim ushqyerjen dhe veshmbathjen nese ata jane ne nevoje, si dhe bindjen kur ata nuk e urdherojne per dicka te ndaluar apo per shkeljen e te drejtave te te tjereve. Pra, ne Islam ka drejtesi dhe secili ka te drejtat dhe detyrimet e veta ndaj te tjereve. Secilit duhet t’i jepet haku dhe e drejta qe i takon, pa shkelur te drejtat e te tjereve. E Allahu e ka ne dore suksesin.

Një shkrim tjetër i dobishëm  A permendet “Trekendeshi i Bermudes” ne Kur’an dhe nese po cka thuhet aty per te?

shtepia

 

Categories

Archives