Tuesday, 19/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

ËSHTË MË MIRË TË ULENI NË PRUSH, I CILI DO T’UA DJEGË RROBAT DHE DO TË ARRIJË DERI NË TRUP, SESA TË ULENI MBI VARR

ËSHTË MË MIRË TË ULENI NË PRUSH, I CILI DO T’UA DJEGË RROBAT DHE DO TË ARRIJË DERI NË TRUP, SESA TË ULENI MBI VARR

Një nga shokët e Pejgamberit (savs), Imaret ibn Hazm (r.a.), ka treguar: „Njëherë Pejgamberi savs më vërejti se isha ulur mbi një varr, andaj më thirri dhe më tha: „Çohu nga varri. Mos e shqetëso të vdekurin, andaj edhe ai nuk do të shqetësojë ty (për këtë në Ditën e Gjykimit).“
Ebu Hurejre (r.a.) transmeton se Pejgamberi (savs) ka thënë: „Është më mirë të uleni në prush, i cili do t’ua djegë rrobat dhe do të arrijë deri në trup, sesa të uleni mbi varr.“
„Mos u falni në drejtim të varrit, dhe as mos u ulni mbi ta!“

Pra, është e ndaluar falja e namazit në drejtim të varreve dhe në varreza. Duke i respektuar këto udhëzime mbi sjelljen gjatë vizitës së varrezave, në mënyrën më të mirë do të tregojmë respekt dhe nderim për të vdekurit, njëkohësisht do t’i përmbushim edhe detyrat fetare në këtë drejtim, me çka do ta fitojmë kënaqësinë dhe begatinë e Allahut në këtë botë dhe në botën tjetër.
Sipas mësimeve islame të vdekurit janë të vetëdijshëm për vizitat e të gjallëve. Në kohën kur ne ju japim selam, Allahu ia kthen shpirtin të vdekurit që ai të përgjigjet në selam. Të vdekurit, jo vetëm që janë të vetëdijshëm për vizitat që ju bëhen, por ata gjithashtu ju gëzohen pamasë.

Transmetohet nga hz. Aishja (r.a.) se Pejgamberi (savs) ka thënë: „Çdo njeri që e viziton varrin e vëllait tij dhe ulet tek varri, ai do t’ia kthej selamin dhe do të gëzohet për të derisa të ngrihet.“
Gjatë vizitës sonë, shpirtrat e të vdekurve kthehen në një mënyrë te trupi. Raporti i tillë dhe lidhja midis shpirtit dhe trupit janë jashtëzakonisht specifike.
Ky kthim është krejtësisht personal dhe nuk kërkon ringjalljen e trupit e cila do të ndodhë vetëm në Ditën e Gjykimit.

Hfz. Aziz ef. Alili, Kryeimam i Zagrebit;
Përshtati: Miftar Ajdini

Categories

Archives