Saturday, 20/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Është interesant…



Është interesant…

Është interesantËshtë interesant se si 10 euro për xhami na duken shumë, ndërsa pak për treg.

Është interesant se si na duket e gjatë një orë në adhurim, e sa shpejt na kalon loja e futbollit prej 90 minutash, apo një orë duke dëgjuar muzikë.

Është interesant si i gëzohemi vazhdimit të lojës së futbollit, e si ankohemi në zgjatjen e hytbes.

Është interesant se sa ngurrojmë ta lexojmë një xhuz, e sa shpejt vendosim t’i lexojmë 200/300 faqe të një romani.

Është interesant se si i besojmë asaj që shkruajnë gazetat, e dyshojmë në atë që është e shkruar në Kur’an.

Është interesant se sa shpejt i përshtatemi dhe e pranojmë formën e jetës së perëndimit, e si ia kthejmë shpinën Sunnetit të Pejgamberit Alejhi Selam.

Është interesant se sa na duken të gjata orët e kaluara në xhami, e sa shpejt na kalojnë duke shikuar një serial apo film.

Është interesant se sa lakmojmë të jemi në rendin e parë të një koncert apo në kinema, kurse shumë lehtë pajtohemi të jemi në safin e fundit në xhami.





Është interesante se sa vështirë e kemi ta mësojmë Kur’anin, dhe t’ia transmetojmë të tjerëve, e shumë lehtë i mbajmë në mend dhe i përsërisim thashethemet.

Është interesant se si për një ligjëratë Islame duhet të planifikojmë de deri në tre javë përpara, ndërsa për një ndeshje futbolli apo për në kinema vendosim menjëherë.

Është interesant se me çfarë vështirësie i mësojmë përmendsh një apo dy ajete kur’anore, kurse një këngë e mësojmë sa qel e mbyll sytë.

Është interesant se si secili dëshiron të jetë në Xhennet, e në të njëjtën kohë nuk beson, nuk mendon, nuk flet dhe nuk punon asgjë për t’iu afrua atij.

Është interesant se si një mijë shaka në internet qarkullojnë me shpejtësi të jashtëzakonshme, ndërsa për tekstet ku përmendet Allahu xhele sha’nuhu njerëzit mendojnë dy herë para se ta lexojnë dhe t’ia shpërndajnë të tjerëve.

Përgatiti: Esat Rexha
islamgjakova