Saturday, 25/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

A është e vërtetë se u nda( Ça) hëna në dysh?


A është e vërtetë se u nda( Ça) hëna në dysh?


hena shqip

Pyetja: Eselamu Alejkum. A është e vërtetë se u nda( Ça) hëna në dysh ?

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon vetem Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Tij, Muhamedin alejhi selam, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Ue alejkumu selamu ue rahmetullahi ue berekatuhu!

Pergjigja: S’ka dyshim se ndarja e Henes në dysh, është një ngjarje reale që ka ndodhur në vitet e para të ndriçimit të diellit të islamit, (rreth vitit të pestë të shpalljes) kur i derguari i Allahut Muhamedi alejhi selam ndodhej ne Meke, dhe eshte nje nga shenjat e Kiametit, dhe kjo ngjarje është dëshmuar nga Allahu i Lartësuar në Kuranin famëlartë ku thotë: “U afrua Kiameti e u ca hëna. E nëse (mosbesimtarët) do shohin ndonjë mrekulli do largohen e do thonë: ‘Kjo është magji e vazhdueshme.
Dhe përgënjeshtruan (Vargjet e Allahut, Vargjet e Kur’anit) dhe ndoqën epshet e tyre, por çdo çështje arrin cakun e fundit. Dhe me të vërtetë që u kanë ardhur tashmë atyre njoftime (në këtë Kur’an), ku ka (mjaft këshillime) për t’i ndaluar ata nga e keqja. Urtësi e përsosur (është Kur’ani), por (ftesa)e këshilluesve nuk u sjell dobi atyre. Kështu që (O Pejgamber a.s .), tërhiqu prej tyre Ditën kur thirrësi (israfili a.s.) kumton një send të tmerrshëm.” (Kamer:1-6).

Dhe na mjafton neve si muslimane, vetëm kjo dëshmi e Allahut i cili thote gjithmone te verteten, për ta besuar kete ngarje madheshtore qe e realizoi Allahu nëpërmjet dorës së të Dërguarit të Tij, Muhamedit, dhe nuk duhet qe te dyshojme per kete, dhe per mrekullite e Profetit tone,( dijetaret numerojne 1000 mrekulli te Muhamedit alejhi selam) qe te mos ngjajme me kufaret e Mekes te cilet e pane dhe mohuan.
Por qendrimi i muslimanit duhet te jete i prere dhe i vendosur, pa me te voglin dyshim,si qendrimi i Ebu Beker Sidikut Allahu qofte i kenaqur prej tij, me mrekulline me Madheshtore te te Derguarit te Allahut, Muhamedi alejhi selam, dhe ajo eshte Israja dhe Miaraxhi apo siç e quajme ne shqip “Udhetimi i Muhamedit alejhi selam, ne nje pjese te nates nga Mekja per ne Palestine (Kuds), Xhamija e Aksase, dhe ngjitja e tij nga mesxhidul Aksaja per ne Qiellin e shtate, tek kufiri i fundit qe nuk ngjitet as Xhebraili, dhe takimi i tij me Allahun ne kete qiell tek Sitretul Munteha, dhe kthimi po ne te njejten nate para agimit, nen perkujdesjen dhe shoqerimin e Xhibrilit alejhi selam”, ku Allahu thote per kete ngjarje ne Kuran:” Pa të meta është Lartmadhëria e Atij që robin e Vet e kaloi në një pjesë të natës prej Mesxhidi Haramit (Qabes) gjer në Mesxhidu Aksa (Bejti Mukaddes), rrethinën e së cilës Ne e kemi bekuar, (ia bëmë këtë udhëtim) për t?ia treguar atij disa nga argumentet Tona. Vërtet, Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëvëzhguesi” El-Israe ajeti 1.

Ky ajet përmendet vetëm njërin udhëtim, Israja, (udhetimin nga Mekja ne Mesxhidul Akssa), kurse për Miraxhin (ngjitja deri ne qiellin e shtate) flitet në suren En-Nexhm, ajetet 1-18:

“Betohem në yllin kur perëndon, se shoku juaj (Muhamedi a.s.), nuk ka humbur e nuk ka devijuar! Ai nuk flet sipas qejfit të vet, por ajo (që thotë) është vetëm shpallje hyjnore, që i vjen atij. Atë ia ka mësuar atij një (engjëll) shumë i fuqishëm (Xhebraili), mendjelartë, që iu paraqit qartë, në horizontin më të lartë.
Pastaj iu afrua e iu lëshua, sa largësia midis dy harqeve ose edhe më afër, e i shpalli robit të Allahut, atë që i shpalli. Zemra (e tij) nuk gënjen për atë që ka parë.Vallë, a do ta kundërshtonit atë për çfarë ka parë, ndërkohë që aie ka parë atë edhe një herë tjetër, te Sidretul Munteha-ja, ku ndodhet Xheneti i Strehimit. Kur Sidrën çfarë nuk e mbulonte?! Shikimi i tij nuk u shmang dhe as nuk e kaloi masën, por ai pa disa nga mrekullitë më madhështore të Zotit të tij! .” En-Nexhm, ajetet 1-18

Vete Muhamedi a.s. lidhur me këtë ngjarje tregon se Isranë dhe Miraxhin ai i ka përjetuar me shpirt dhe me trup dhe jo ne enderr, por gjerat ne kete rast maten me fuqine e Allahut qe ben cfar te doje ne sekonde,dhe ceshtja e Tij kur don diçka thote “Behu” dhe menjehere behet ” Vërtet, urdhri i Tij, kur Ai dëshiron diçka, është që t’i thotë asaj “Bëhu!” – dhe ajo bëhet.”(Jasin-82), dhe jo me mundesine njerezore, se kufijte e fuqise njerezore jane te kufizuara dhe konkretisht per keto gjera jane te paemagjinuara, por prandaj quhen mrekulli te derguarve te Allahut, ngaqe Allahu i ka mbeshtetur te derguarit e tij me keto lloj mrekullish per tju treguar kundershtareve te tyre se jane me te vertete te perzgjedhurit dhe te derguarit e Tij tek njerezit.

Dhe ne mengjes Profeti ja tregon ngjarjen e udhetimit armikut te Allahut dhe te Derguarit te tij, Faraonit te ketij umeti, te mallkuarit Ebu Xhehlit, dhe ky i fundit grumbulloi gjithe mekasit, musliman e kufare, dhe ju tha:Muhamedi pretendon se ka shkuar naten nga Mekja per ne Aksa dhe eshte kthyer, a e basonj ju kete kur njeriu don nje muaj te shkoje e vije?

Atehere u vune ne sprove te gjithe besimtaret dhe dyshuan ne kete, dhe shkuan tek Ebu Bekri qe ndodhej ne shtepine e tij dhe i thane: i Derguari i Allahut thote qe ka udhetuar naten … dhe i tregojne ngjarjen. Por çfar tha Ebu Bekri? A mos valle tha si ka mundesi kjo gje?. A mos valle filloi te dyshoje si te tjeret?.
Jo jo, por mbajti qendrimin e gjigantit te besimit siç mund ta krahasojme, dhe me qetesine e zemres dhe mendjes, e me ate fuqi te papershkruar besimi tha: ” A e ka thene kete Muhamedi a.s.?” i thane po.

Një shkrim tjetër i dobishëm  A flenë engjejt dhe shejtanët?

Atehere u nis e shkoi tek i derguari i Allahut qe e kishin rrethuar kufaret, dhe qe e akuzonin si genjeshtar, dhe kur e pane Ebu Bekrin i hapen rrugen dhe ai shkoi tek i Derguari i Allahut a.s. dhe i tha me respekt dhe mirenjohje:” O i Derguari i Allahut!
A ke thene ti qe ke udhetuar naten nga Mekja per ne Mesxhidul-Aksa dhe je ngjitur ne qiell e ke takuar Allahun dhe je kthyer?. Ju pergjigj Besniku dhe i Drejti:’Po o Ebu Beker”. Imagjinoje, qe te gjithe mushriket prisnin qe shoku me i ngushte i tij(Muhamedit), Ebu Bekeri, ti thoshte te Derguart te Allahut, qe kjo eshte e pamundur dhe ti je genjeshtar, dhe te gezuar nga pyetja e Ebu Bekrit, mendonin qe Ebu Bekri do ta pergenjeshtronte ngjarjen, dhe do gjenin rastin e do ta godisnin ashper Muhamedin, dhe do ta quanin genjeshtar, por ndodhi e kunderta, Ebu Bekeri tha:” Une te besoj per kete qe the, te verteten the”.
Dhe Profeti i gezuar i tha Ebu Bekerit:” dhe ti je Sidik o Ebu Beker”. Dhe nga ajo dite u quajt ” Sidik” (i sinqerti).dhe kur e pyeten Ebu Bekrin qe si ka mundesi ta besosh kete gje, ju pergjigj me vendosmerine e besimtarit te bindur:”Une i kam besuar Atij per çeshtje me te madhe, i kam besuar atij per zbritjen e shpaljes, e si mos ti besoj per kete”?.
Ky duhet te jete qendrimi i muslimaneve qe te shkruhen besimtare te vertete e jo mohues te se vertetes.

Pse ndodhi kjo ngjarje? Ose cilat ishin shkaqet e çarjes se henes?

Kete na e sqarojne me mire theniet e nje grup sahabesh te nderuar, qe nje pjese e tyre e kane pare ngjarjen, dhe nje pjese e kane degjuar nga prindit e tyre qe kane qene ne vengngjarje, dhe ata jane Ali ibn ebi Talibi, Enesi, Abdullah ibn Mesudi, Abdullah ibn Umeri, Abdullah ibn Abasi, Hudhejfe, dhe Xhubejr ibn Mutaim.
Dhe dihet shume mire vendi i larte qe kane keto persona ne islam, sic eshte sdhe besnikeria e transmetimit Kuranit dhe Sunetit, dhe jane nga ajka e shokeve te Profetit a.s., dhe una po ju jap nje permbledhje te kesaj ngjarje bazuar ne transmetimet e tyre:

“Mushrikët (politeistët) e Mekes i thanë Pejgamberit alejhi selam: ”Nëse je besnik në atë që thua( qe jam i derguar i Allahut) atehere çaje Hënën në dysh dhe ne do te besojme ne ate qe therret” dhe i premtuan se do te besojnë nëse e bën këtë!

Ishte nata e 14 e muajit (nata e Bedrit, kur Hena eshte e plote) dhe Pejgamberi alejhi selam e luti Zotin e tij, që t’i jepte atë që ata mushrikë kërkonin prej tij.

Allahu ja plotesoi lutjen dhe Hëna u ça ne dysh (dy gjysma),kur Ai ja beri me shenje qe te cahet, dhe njera gjysem shkoi mbi malin Saffa dhe gjysma tjeter mbi malin Kajkuan,( pra nje gjysem shkoi nga e djathta e tyre, dhe tjetra nga e majta) që ishte përballë këtij të parit, dhe e panë Shpellën Hira në mes të dy gjysmave e pastaj thane pabesimtaret: ”Na bëri magji ibn ebi Kebsheh (Muhamedi)!” pra nuk e mbajten premtimin e dhene dhe e quajten kete mrekulli te Allahut qe ishte edhe deshmi per te Derguarin e Tij, magji, pastaj tha dikush prej pjesmarresve: ”Nëse ai na bëri neve magji , ai nuk ka mundësi t’u bëjë magji të gjithë njerëzve!”

Kurse Ebu Xhehli pohoi:” Pritni derisa të vijnë banorët e shkretëtirave, e nëse na lajmërojnë për Çarjen e Hënës dijeni se ajo është e vërtetë, e nëse jo, atëherë veç na bëri Muhammedi magji mbi sytë tanë!”
Kur erdhën karvanet, dhe udhetaret nga vende te ndryshme te largeta, dhe deshmuan se me të vërtetë Hëna është çarë, nuk i mbeti gjë tjetër Ebu Xhehlit dhe politeistëve te tjerë me të veçse të thonë:” Kjo është një magji e vazhdueshme!” E mu për këtë zbriti Fjala e All-llahut në suren el-Kamer:

“Momenti (i katastrofës së përgjithshme) është afruar dhe Hëna është çarë (në dysh)! Po ata (idhujtarët) edhe nëse shohin ndonjë argument (shenjë, mrekulli) largohen e thonë :” Kjo është magji e vazhdueshme!” Dhe përgënjeshtruan (Vargjet e Allahut, Vargjet e Kur’anit) dhe ndoqën epshet e tyre…” (ajetet e siperpermendura).

Po te shikojme ajetet qe pasojne ne kete sure(kamer ose hena) do gjejme qe te njejten gje kane vepruar edhe pabesimtaret e hershem, me te Derguarit para Muhamedit a.a qe eshte edhe vula e tyre(i fundit dhe nuk ka me te derguar deri ne ditene gjykimit), (lexoi ajetet e sures kamer nga 1-55 per me shume se si kane vepruar me te derguarit e tjere).

Gjithashtu Çarja e Hënës eshte nga shenjat e kiametit sic u tregua ne fillim te sures Kamer, dhe kjo ndodhi(Çarja) dhe israja e Miaraxhi kane ndodhur ne kohen kur Pejgamberi a.s. ishte ne Meke (para emigrimit per ne medine), e para rreth vitit te 5-te sic e treguam, dhe e dyta ne vitin e 13-te, apo sic quhet ne vitin e hidherimit te profetit kur i vdiqen dy perkrahesit me te medhenj te tij ne kryerjen e shpalljes, Ebu Talibi,dhe gruaja e tij besnike qe besoi qe ne momentet e para te shpalljes,dhe shpenzoi te gjithe pasurin e saj,dhe qendroi krah perkrah me burrin e saj per perhapjen e kesaj feje, nena e besimtareve, Hadixheja Allahu qofte e kenaqur me te.

Keto ishin disa argumente per ty qe te tregojme per Çarjen e Hënës, dhe e kane pare kete ndodhi edhe shume popuj te tjere neper bote, qe kane jetuar ne kohen e Ndarjes se Henes, dhe e kane shenuar ne librat e historise se tyre kete ngjarje, sic jane historianet indiane,perse, etj.Murat Basha

Categories

Archives