Wednesday, 20/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Është bërë synet Ibrahimi a.s. kur i kishte tetëdhejtë vjetë me brisk të rrojës

Është bërë synet Ibrahimi a.s. kur i kishte tetëdhejtë vjetë me brisk të rrojës

Synetia

Synetia është një veprim dhe ceremoni kirurgjike në organin gjenital që kryhet në formë profesionale e që është praktikue në fenë islame që nga koha e Ibrahimit a.s. Ka thënë i dërguari i Allahut:

عَنْ سَعِيدِ بْنِ الْمُسَيَّبِ أَنَّهُ قَالَ كَانَ إِبْرَاهِيمُ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ أَوَّلَ النَّاسِ ضَيَّفَ الضَّيْفَ وَأَوَّلَ النَّاسِ اخْتَتَنَ وَأَوَّلَ النَّاسِ قَصَّ الشَّارِبَ وَأَوَّلَ النَّاسِ رَأَى الشَّيْبَ فَقَالَ يَا رَبِّ مَا هَذَا فَقَالَ اللَّهُ تَبَارَكَ وَتَعَالَى وَقَارٌ يَا إِبْرَاهِيمُ فَقَالَ يَا رَبِّ زِدْنِي وَقَارًا

Transmetohet nga Seid bin Musejebi se i dërguari i Allahut ka thënë: “Ibrahimi s.a.w.s. ishte i pari nga njerëzit që ka pritur mysafir, i pari që kishte praktikuar synetin, i pari që kishte shkurtuar mustaqet, dhe i pari që kishte vërejtur thinjët (plakjen). Atëhrë kishte thënë: “O Zoti im çka është kjo? Ai i kishte thënë: Kjo është madhështi. Atëhrë ai tha: O Zoti im më shto madhështinë” (Maliku)

Gjithashtu transemton Ebu Hurejre se Pejgamberi s.a.w.s. kishte thënë:

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ قَالَ قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ اخْتَتَنَ إِبْرَاهِيمُ عَلَيْهِ السَّلَام وَهُوَ ابْنُ ثَمَانِينَ سَنَةً بِالْقَدُّومِ

” Është bërë synet Ibrahimi a.s. kur i kishte tetëdhejtë vjetë me brisk të rrojës”

Përveç haditheve që informojnë për praktikimin e synetis nga ana e Ibrahimit a.s. kemi edhe hadithe tjera në të cilat Pejgamberi s.a.w.s. porosit praktikinin e synetis edhe nga ana e muslimanëve. Në një prej haditheve që e transmeton Ebu Hurejre ai thotë:

خَمْسٌ مِنْ الْفِطْرَةِ الْخِتَانُ وَالِاسْتِحْدَادُ وَتَقْلِيمُ الْأَظْفَارِ وَنَتْفُ الْإِبِطِ وَقَصُّ الشَّارِبِ

“Pesë gjëra janë nga natyrshmëria: Synetia, heqja e qimeve nga intimitetet, prerja e thonjëve, heqja e qimeve nga nënsçetullat dhe shkurtimi i mustaqeve” (Buhariu, Muslimi)

Kurse sa i përket normës (hukmit) të synetis do të shofim se te hanfitë dhe te malikit do të jetë synet duke u mbështetur në hadithin e Pejgamberit s.a.w.s. në të cilin thotë:

الْخِتَانُ سُنَّةٌ لِلرِّجَالِ

“Synetia është synet për mashkujt” (Ahmedi)

Ndërsa te shafit dhe hanbelit do të jetë obligim (farz) duke u mbështetur në hadithin e Pejgamberit s.a.w.s. të cilin e transmeton Ebu Hurejre ku i thotë një përsonit që kishte pranuar islamin:

أَلْقِ عَنْكَ شَعْرَ الْكُفْرِ وَاخْتَتِنْ

“Hiqi flokët e kufrit dhe bëhu synet” (Ebu Davudi)

Sa i përket moshës së synetis ajo nuk është e caktuar, por preferohet mosha e vegjëlis për arsye të shërimit më të shpejt, e veçanërisht dita e shtatë e lindjes ngase Pejgamberi s.a.w.s. i ka bërë synet dy nipat e tij, Hasanin dhe Husejnin në ditën e shtatë të lindjes së tyre.

Kurse sa i përket vlerës së synetis ajo tashmë është e njohur dhe aktuale edhe në fushën e mjekësisë, pra praktikimi i synetis përveç që përfaqëson zbatimin e një ceremonie fetare ai përfshin edhe shumë efekte pozitive në aspektin e shëndetit dhe smundjeve tjera infektuese. Efektet e kësaj praktike tashmë i ka pranuar edhe OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësisë) dhe sotë kjo praktikë zbatohet në të shumtën e rasteve edhe nga jo muslimanët për arsye shendetësore.

E sa i përketë formës së organizimit të ceremonisë së synetis në shoqërit islame e veçanërishtë në vendin tonë dita ditës po tejkalonë kufijtë fetarë dhe po i gjasonë më shumë një ahengu devijant se sa një ceremonie të porositur fetarish. Prandaj, organizimi i ceremonis së synetis me muzika dhe lloje tjera argëtuese, përzierjes së meshkujve me femra, lakuriqësisë dhe veshëjes qoroditëse të femrave, si dhe kostot e larta të kësaj ceremonie më shumë të qojnë kah haramet e mëdha. Prandaj duhet të mendojmë se çfarë po bëjmë, dhe ku është suksesi, ku për zbatimin e një praktike të preferuar (synet) bëjmë shumë harame?

Mu për këtë arsye mendoj se imamët duhet të japin kontributin e tyre dhe të jenë më aktiv në sqarimin e kësaj problematike me qëllim që besimtarët t’i kuptojnë gjërat në esencën dhe qëllimin e tyre e jo të vazhdojnë edhe më tej me traditat të cilat janë në kundërshtim të drejtëpërdrejt me parimet fetare.

Categories

Archives